LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 27° partlycloudy_day

Mirvet Thaqi, gjyqtari i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Mirvet Thaqi, gjyqtari i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Para disa ditësh edhe zyrtarisht ka filluar puna në Gjykatën Themelore në Gjakovë në objektin e ri, si hap tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka gjithsejtë 17 gjyqtarë dhe 64 staf, ndërsa dega në Rahovec ka gjithsej 6 gjyqtarë dhe 28 staf administrativ, kurse ajo në Malishevë ka gjithsej 5 gjyqtarë dhe 29 staf administrativ.

Një ndër gjyqtarët që do të shërbejë në këtë Gjykatë është edhe Mirvet Thaqi, i cili studimet e tij universitare i nisi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2012, ku pas 4 vitesh ai arriti që në qershor të vitit 2016 të marrë titullin  Bachelor në Drejtësi, duke shënuar kështu një hap tejet të rëndësishëm në karrierën e tij si jurist.


Pas përfundimeve të studimeve në nivelin Bachelor, Thaqi vendosi që rrugën e tij drejt zgjerimit dhe aftësimit profesional ta vazhdojë më tutje edhe në aspektin akademik, ku në  nëntor të vitit 2019, ai përmbylli me sukses studimet pasuniversitare, duke fituar titullin akademik Master në të Drejtën Penale, në Programin Penal të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa në vitin 2023, më konkretisht në muajin shkurt Thaqi arriti të përfundojë me sukses provimin e jurisprudencës, ku pas këtij hapi tejet të rëndësishëm Thaqi u përzgjodh si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Apelit më 2 tetor 2023.

Në këtë rol, ai ofroi mbështetje të vlefshme për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, duke kontribuar në përgatitjen e vendimeve dhe analizimin e rasteve komplekse.

Në janar të vitit 2024, pas një karriere të suksesshme si bashkëpunëtor profesional, Mirvet Thaqi u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku shërben në Departamentin e Përgjithshëm. /Telegrafi/