Gjetjet e auditorit rreth kësteve të pagesave për lejeve ndërtimore nxit reagimin e shoqërisë civile në Ferizaj
Komuna e Ferizajt gjatë vitit 2023 ka lëshuar dhjetëra leje ndërtimore për objekte kolektive dhe leje të tjera individuale. Vite më parë ndërtuesit në këtë qytet kanë pasur mundësinë që pagesat për leje ndërtimore t’i bëjnë me këste. Por gjatë vitit të kaluar drejtoria për financa në këtë komunë nuk i ka prezantuar në raporte financiare këstet e pa paguara për leje ndërtimore. Kjo është konstatuar në raportin e auditorit të përgjithshëm për pasqyrat financiare vjetore të kësaj komune.
Kjo çështje ka nxitur reagimin e shoqërisë civile në këtë komunë .
Ndërkaq, sipas auditorit të përgjithshëm, komuna ka bërë prezantim jo i saktë të llogarive të arketueshme në PVF.
“Organizatat buxhetore mbajnë regjistra kontabël të saktë, të plotë, të azhurnuar dhe në harmoni me legjislacionin në fugi, për të gjitha informatat financiare dhe informatat tjera jo financiare. Komuna në shtatë raste, ka bërë prezantim jo të saktë të llogarive të arkëtueshme në PVF, në vlerë prej 127,976 euro, për gabimet e hasura si: Llogaritë e arkëtueshme për taksën për lejet ndërtimore janë të nënvlerësuara për 38,868 euro, pasi që komuna nuk ka shpalosur këstet e papaguara për lejet ndërtimore. Në anën tjetër, ka pasur një mbivlerësim në vlerë prej 87,625 euro, për cilat komuna nuk ka ofruar dëshmi për vlerën e prezantuar”, thuhet në raportin e auditorit të përgjithshëm.
Po ashtu, në një rast tjetër tek dhënia në shfrytëzim e pronës komunale, komuna kishte nënvlerësuar llogaritë arkëtueshme për 1 mijë e 483 euro.
“Komuna nuk ka një bazë të të dhënave ku mbahen shënimet e të gjitha llogarive të arkëtueshme, po ashtu nuk ka një komunikim të vazhdueshëm në mes drejtorisë së financave, Zyrtarit Kryesor Financiar dhe drejtorive që mbledhin të hyra, si dhe funksionimi jo efikas i kontrolleve të brendshme në përditësimin e regjistrave kontabël dhe ruajtjen e dokumentacionit”, thuhet më tej në raport.
Kenan Gashi, drejtor në organizatën joqeveritare “Avonet” që monitoron zhvillimet në këtë komunë ka thënë për Telegrafin se prezantimi i raporteve financiare apo llogarive të arkëtushmeme të komunës, sidomos para auditorit të përgjithshëm nënkupton për një keqmenaxhim të parasë publike.
“Avonet ka shqyrtuar dhe ka analizuar me kujdes raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm lidhur me pasqyrat vjetore financiare të Komunës së Ferizajt dhe shprehim shqetësimet tona lidhur me keqmenaxhimin e parasë publike. Avonet i bën thirrje urgjente kryetarit të Komunës së Ferizajt që të reflektojë sa më shpejt mbi këto gjetje dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të korrigjuar këto mangësi të rënda. Pra, është e domosdoshme që të merren masa për të siguruar menaxhimin e duhur dhe të përgjegjshëm të parasë publike”, ka thënë Gashi.
Edhe sipas auditorit të Përgjithshëm, kryetari i Komunës duhet te sigurojë se zyrtarët përgjegjës mbajnë evidenca të sakta për llogaritë e arkëtueshme dhe zyrtari Kryesorë Financiar duhet të sigurohet se prezantimi i tyre në PVF është i sakë dhe i plotë.
“Kryetari i Komunës është përgjegjës për përgatiten dhe prezantimin e drejtë të Pasqyrave Financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik. Po ashtu, Kryetari i Komunës është përgjegjës edhe për vendosjen e kontrolleve të brendshme, të cilat i përcakton si të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e Pasqyrave Financiare”, thuhet në raport.
Në anën tjetër kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka qenë i qasshëm në telefon të hënën, por nëpërmjet një shkrese të cilën Aliu ia ka dërguar auditorit të përgjithshëm thuhet se, “Brenda 30 ditëve nga pranimi i Raportit final , do t’ju dorëzoj një plan të veprimit për zbatimin e rekomandimeve, i cili do të përfshijë afatet kohore dhe stafin përgjegjës për zbatimin e tyre”, thuhet në shkresën e Aliut të cilën e ka publikuar Auditori i Përgjithshëm në raportin Financiar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxënësit e klasës së gjashtë në Davidoc të Shtimes bojkotojnë mësimin shkaku i një nxënësi ”problematik”
KRM “Pastertia” zgjeron zonën e shërbimit edhe në Brezovicë, nënshkruan marrëveshje me MMPHI-në
Komuna e Kaçanikut kërkon bashkëpunim me qytetarët për jetësimin e projektit të fabrikës së ambalazhit të ujit
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova