Italia ka sfiduar të gjitha shtetet e BE-së me marrëveshjen me Shqipërinë u tha gazetarëve ministri i Brendshëm Piantedosi.
Sipas Piantedosi-t këto shtete do të ngrenë këto kampe për të transferuar azilkërkuesit në shtete të treta në vitin 2026.
Matteo Piantedosi, ministër i Brendshëm i Italisë: Ne po eksperimentojmë këto procedura të përshpejtuara riatdhesimi për azilkërkuesit në kampet e ngritura në Porto Empedocle. Së shpejti do të rifillojmë këto procese edhe në kampet e provincës së Raguzës. Menjëherë pas këtyre procedurave të shpejta të riatdhesimit në ditët në vijim, do të përdorim edhe qendrat e ngritura në vendin fqinj. Këto qendra në Shqipëri nuk janë gjë tjetër veçse struktura të posaçme për të realizuar këto procedura të përshpejtuara. Aty kjo është edhe më e lehtë për shkak të mekanizmit të rënë dakord me palën shqiptare që e konsideron atë territor italian. Nuk do të ketë aty asgjë ndryshe nga ajo disiplinë që ne kërkojmë këtu. Jemi duke kryer punimet e fundit me forcat e xhenios. Besoj se me pretendime të arsyeshme sepse data fikse nuk ju jap, por kanë mbetur edhe pak ditë, kohë pas së cilës do të mund të nisim me dërgimin atje të azilkërkuesve të parë.
Në Gjadër punimet për ndërtimin e qendrës te strehimit dhe ushqimit te azilkerkuesve po ecin me shpejtësi. Deri më sot juridiksioni i tokës është ende shqiptar dhe do të bëhet italian kur të përfundojnë punimet. Aty policia italiane dhe karabinierët janë tashmë të pranishëm për të garantuar sigurinë.
Kjo qendër e emigrantëve ndodhet në mes të një zone kodrinore e rrethuar nga një barrierë e lartë metalike pas së cilës janë ndërtesat e parafabrikuara të destinuara për të strehuar emigrantët.
Perceptimi në zonën përreth strukturës është se punimet janë në fazën përfundimtare dhe që në mujin tetor, qendra në Gjadër do të mund të hyjë në funksion pritet të vijnë aty azilkërkues të destinuar për tu riatdhesuar shpejt falë procedurave të përshpejtuara kufitare. Ata do të mund të dëbohen edhe pa mbërritur në tokën italiane duke përfaqësuar kështu një revolucion në politikat italiane dhe evropiane të luftës kundër migracionit teë paligjshëm.
Ky mekanizëm është sipas ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi një mjet efektiv për të luftuar imigracionin e parregullt, edhe falë Italisë, në Paktin e ri evropian të Migracionit dhe Azilit./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje