LAJMI I FUNDIT:

Vijon prezenca e rasteve me kollën e mirë në Kumanovë

Vijon prezenca e rasteve me kollën e mirë në Kumanovë

Në rajonin Veri-lindor që përfshinë komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, po vazhdon trend i njejtë i situatës së të prekurve me Pertusis apo “Kollën e Mirë”. Sipas njoftimeve që po arrijnë nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, deri në dhjetë ditëshin e parë të këtij muaji në qytetin e Kumanovës, shifrat tregojnë se kemi rritje të vazhdueshme të rasteve të reja edhe atë jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.

“Nga fillimi i epidemisë, nga 6 shkurti deri më 5 shtator në nivel të rajonit të Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë që përfshinë të gjitha komunat e Maqedonisë verilindore, gjithsej janë të evidentuar 127 persona të prekur nga epidemia e Pertusis apo Kolla e mirë. Ndërkaq sipas vendbanimeve kjo epidemi është e përhapur me sa vijon, Kumanova me 84 raste, 18 në komunën e Likovës, 17 në komunën e Kratovës dhe 8 raste në Kriva Pallankë. Vetëm javën e fundit përfundimisht më 5 shtator, 5 raste kemi në Kumanovë, në Likovë 2, Kriva Pallankë 1 dhe Kratovë 2” – thotë Dr.Jadranka Stamenkovska nga QSHP – Kumanovë.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, druajnë se tani me fillimin e vitit të ri shkollor pritet të rritet numri i të prekurve nga “Pertusis”.


“Me fillimin e vitit të ri shkollor, ashtu edhe siç pritej kemi ngritje të numrit të të prekurve nga ‘Pertusis’, andaj rekomandimet janë që personat e sëmurë të cilët marrin terapi adekuate të izolohen së paku 5 ditë qoftë në kushte shtëpiake apo institucionale, mbetet edhe më tej rekomandimi që mjekët amë ti dërgojnë pacientët në kontrollë laboratorik” – shprehet Dr. Stamenkovska.

“Pertusis” apo siç njihet ndryshe edhe si “Kolla e mire” është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e cila gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar, e cila shumë lehtë mund të përhapet, sidomos në ditët e sotme kur janë edhe prezentë virozat e shumta. /rtvm2

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Kalo në kategori