LAJMI I FUNDIT:

Helmohen dhjetëra kadetë në Akademinë ushtarake të RMV-së

Helmohen dhjetëra kadetë në Akademinë ushtarake të RMV-së

22 kadetë nga Akademia ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski”, 4 ushtarë nga kazerma e Kumanovës me simptoma të të përzierave dhe vjelljes, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Shkup. Sipas këtyre të fundit, simptomat përputhen me ato të helmimit.

“Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur gjithsej 10 kadetë nga Akademia ushtarake me simptome të përzierjes, me vjellje dhe me diarre. Të gjithë janë nën përkujdesje mjekësore në ambulancë dhe gjendja e tyre është tashmë shumë e mirë dhe janë lëshuar në shtëpi, përpos njërit, i cili është hospitalizuar, sepse është më shumë i dehidruar, por sot është mirë dhe është në gjendje shumë të mirë stabile. Supozojmë që bëhet fjalë për helmim nga ushqimi i mensës së Akademisë ushtarake, anketa epidemiologjike çon në atë, edhe pse disa kanë ngrënë jashtë.”, – deklaroi drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar informacionin.


“Fillimisht, tre kadetë janë ankuar për të përziera dhe të vjella, më pas janë transferuar me urgjencë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë ekzaminuar nga mjeku kujdestar dhe dy janë kthyer në repart pa diagnozë specifike, ndërsa një kadet është shtruar në spital dhe pritet të kthehet sot në Akademi. Më vonë, shtatëmbëdhjetë kadetë të tjerë dhe dy oficerë janë ankuar për të njëjtat simptoma, pas së cilës të gjithë janë dërguar në Klinikën Infektive, ku janë trajtuar nga stafi mjekësor dhe pasi është konstatuar gjendja e tyre stabile, janë lëshuar.”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qendra Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës për Shëndet Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkaqet e këtij rasti. /rtvm2

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori