Avni Bunjaku, ish-ushtar i UÇK-së, ka ndarë detaje nga beteja e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Drenicë, gjatë vitit 1998.
Ai kujton se më 22 shtator gjatë mesnatës ishin dëgjuar zhurma të mëdha automjetesh, ndërkaq pas kontaktit me pikën e UÇK-së në Kasmaç, kishim marrë informata se shumë automjete serbe po lëviznin drejt Drenasit…
Para orës 5:00 të mëngjesit, forcat serbe kishin arritur në Drenas dhe ishin vendosur tek Fabrika e Ferronikelit.
“Me 22 shtator unë kam qenë në ndërrimin e natës, gjatë asaj kohe, kah mesi i natës, janë dëgjuar zhurma të mëdha automjetesh, kemi kontaktu me pikën e cila ka qenë me ushtarët e UÇK-së në Kasmaç. Rreth orës 6:00, ka ardhur ndërrimi tjetër. Detyrën ia kemi dorëzuar ushtarëve të tjerë të cilëve iu ka pri Shaban Berisha, me grupin e shokëve të tjerë që kanë pasë me marrë ndërrimin. Pas një kohë që ne kemi arritur tek shtëpia, na kanë lajmëruar se forcat serbe ndodhen tek miniera dhe ia kanë mësyrë Çyqavicës”, shprehet ai.
Ndërrimin e mëngjesit e kishte marrë grupi i udhëhequr nga Shaban Berisha me Ukë Ukën dhe disa ushtarë të tjerë.
“Duke vëzhguar me dylbi të një snajperi në rezervarët e Ferronikelit, vërejtëm se tri tanke janë duke ardhur në drejtim tonin. Unë bashkë me Ukë Ukën, vendosem që të kthehemi në istikame dhe t’i tregojmë shokëve, ta lajmërojmë komandantin Fehmi Lladrovci se forcat serbe filluan të dalin nga fabrika e Ferronikelit”, rrëfen Shaban Berisha.
Tanket serbe u vunë re rreth orës 8:00, duke lëvizur nga Lagjja e Jasharëve në drejtim të Gllanasellës.
“Pas krismave të para, murtaja goditi tanket dhe ne morëm urdhrin të hapim zjarr,” kujton Bunjaku, duke theksuar bashkëpunimin me komandantin Fehmi Lladrovci.
Forcat serbe tentuan të sulmojnë disa herë, duke përdorur minahedhës dhe automjete të rënda, por ushtarët e UÇK-së i rezistuan vazhdimisht.
“Ne i lejuam ata të afroheshin deri në 40-50 metra para se të hapnim zjarr,” thotë Bunjaku, duke përshkruar se si armiku nuk arriti t’u kundërpërgjigjej në momentet e para.
Sulmet vazhduan deri në mesditë, kur serbët tentuan përsëri të kalonin kanalin, por ushtarët e UÇK-së i zmbrapsën.
Gjatë gjithë ditës, përballja ishte e ashpër, me granatime dhe përpjekje të pandërprera nga forcat serbe.
Sipas Bunjakut, në një moment kritik, forcat serbe u përpoqën të afrohen në mënyrë tinëzare, por ushtarët e UÇK-së i dalluan dhe i qëlluan, duke i detyruar të tërhiqen.
“Na shpëtoi fati dhe kanali që kishim ndërtuar,” thotë Bunjaku, duke përmendur se pavarësisht granatimeve të pandërprera, ushtarët shqiptarë rezistuan deri në orën 14:00, kur serbët u detyruan të tërhiqen përfundimisht./Telegrafi
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A