LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë

Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë

Grupi i qytetarëve që kishin nisur nismën për rinovimin e kishës “Sveta Petka” në fshatin Gallatë të Gostivarit, tërhiqen nga kjo iniciativë.

Një nga nismëtarët, Dushko Pavlovski, përmes një komunikate ka mohuar se ka patur qëllim të shkaktojë tensione ndëretnike dhe fetare duke pohuar se institucionet kanë tejkaluar kompetencat.

“Për shkak të keqpërdorimit të kësaj nisme, deklaroj se personalisht distancohem nga kjo iniciativë dhe falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në pastrimin e oborrit të Kishës. Kam miq nga shumë bashkësi etnike që mund të dëshmojnë se nuk kam paragjykime”, thuhet në deklaratën me shkrim të Pavlovskit.


Me tërheqjen e kësaj nisme, zgjidhje për kishën do të kërkojë arqipeshkvia Tetovë- Gostivar, përfaqësuesit e të cilës dje u takuan me kreun e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Zhvillimet rreth kishës në Gallatë të Gostivarit ishin edhe në fokusin e politikanëve me akuza për ndikime partiake.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Politikë
Detaje nga aksidenti në Gostivar, dy të vdekur dhe një i lënduar

Detaje nga aksidenti në Gostivar, dy të vdekur dhe një i lënduar

Lajme
Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Lajme
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

Lajme
Eskalon debati, Jezerci: Feja islame është imponuar me dhunë, është religjion që të ofendon

Eskalon debati, Jezerci: Feja islame është imponuar me dhunë, është religjion që të ofendon

Lajme
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka

Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka

Lajme
Kalo në kategori