LAJMI I FUNDIT:

Stebljanko në Forumin e Paqes në Pejë: Ukraina qëndron e fortë pavarësisht humbjeve ekonomike

Stebljanko në Forumin e Paqes në Pejë: Ukraina qëndron e fortë pavarësisht humbjeve ekonomike

Për herë të parë dje në Pejë është mbajtur Forumi i Paqes, me temën “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”.

Në kudër të këtij Forumi që u organizua nga Rotary Club Peja dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, të pranishmeve iu adresuan shumë figura të rëndësishme nga universitetet, ekspertë, paqe ndërtuesit, profesionistët dhe liderët e njohur ndërkombëtarë dhe kombëtarë nga SHBA, Gjermania, Italia, Ukraina, Japonia, Kolumbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe rotariani nga Ukraina, Mykola Stebljanko. Ky i fundit në një postim në Facebook, ka shkruar se ishte i nderuar të jetë pjesë e këtij Forumi.


Stebljanko ka thënë se Ukraina pavarësisht humbjes së potencialit ekonomik shkaku i luftës, vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë.

“Sot pata rastin të flas për Ukrainën në Forumin e Paqes, i cili u organizua nga Rotary Club Peja (Kosovë). Në panelin e diskutimit mbi paqen dhe rritjen ekonomike, nadava informacione se si dukeshin ekonomia dhe biznesi i Ukrainës gjatë luftës. Pavarësisht humbjes së pothuajse një të tretës së potencialit ekonomik, ukrainasit qëndrojnë!

Është e vështirë, e rrezikshme, por biznesi po përshtatet vazhdimisht me realitetin dhe po përpiqet të mbijetojë. Të gjithë punojnë me idenë se fitorja dhe përfundimi i luftës do të japë një shtysë të re për zhvillimin e vendit. Faleminderit mikut tim Rotarian Neshad Asllani që më ftoi në Forum”, ka shkruar ukrainasi Stebljanko. /Telegrafi/