LAJMI I FUNDIT:

Efekti i ‘vampirëve emocionalë’: Si të mbrohesh nga njerëzit që të thithin energjinë

Efekti i ‘vampirëve emocionalë’: Si të mbrohesh nga njerëzit që të thithin energjinë

A ndihesh ndonjëherë i shteruar emocionalisht pas një bisede me dikë? Sikur të gjithë entuziazmi dhe energjia jote janë zhdukur?

Këta persona quhen “vampirë emocionalë” dhe janë individë që, me ose pa qëllim, thithin energjinë tënde, duke lënë pas lodhje dhe stres.

Por si mund t’i dallosh këta njerëz dhe, më e rëndësishmja, si të mbrohesh prej tyre?


Kush janë vampirët emocionalë?

Vampirët emocionalë janë ata që kërkojnë vazhdimisht vëmendje, përkrahje dhe energji nga të tjerët. Janë të përqendruar vetëm te problemet e tyre, duke mos marrë parasysh nevojat apo ndjenjat e të tjerëve.

Ata mund të jenë një mik që ankohen gjithmonë, një koleg që ka nevojë për ndihmë në çdo gjë, ose dikush që krijon dramë në çdo moment.

Shenjat që tregojnë se ke të bësh me një “vampir emocional”:

▪ Ndihesh i lodhur ose i shteruar pas çdo takimi me ta.
▪ Ata fokusohen vetëm te problemet e tyre, pa treguar interes për emocionet apo jetën tënde.
▪ Kanë tendencë të dramatizojnë çdo situatë dhe të krijojnë tension.
▪ Shpesh përdorin viktimizimin për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë përkrahjen tënde.

Llojet e “vampirëve emocionalë”

“Vampiri i ankesave”: Kjo lloj personi është gjithmonë i pakënaqur dhe ankohet vazhdimisht. Ata nuk kërkojnë zgjidhje, por vetëm dikë që t’i dëgjojë.

“Vampiri viktimizues”: Ai që gjithmonë e paraqet veten si viktimë, duke kërkuar ngushëllim, pa marrë përgjegjësi për problemet e veta.

“Vampiri manipulues”: Përdor fajin dhe keqardhjen për të të bërë të ndihesh i detyruar të bësh atë që ai do, duke përfituar nga emocionet e tua.

Si të mbrohesh nga vampirët emocionalë?

Për t’u mbrojtur nga vampirët emocionalë, është e rëndësishme të kesh ndërgjegjësim dhe të vendosësh kufij të qartë. Ja disa këshilla:

Mëso të thuash “jo”: Kur ndihesh i mbingarkuar ose i lodhur, vendos kufij të shëndetshëm për të mbrojtur energjinë tënde.

Mos e merr personale: Sjellja e tyre rrjedh shpesh nga frika dhe pasiguria. Kujto që kjo nuk ka të bëjë me ty.

Ruaj distancën emocionale: Ndonjëherë është e nevojshme të qëndrosh larg emocionalisht për të ruajtur qetësinë dhe mirëqenien tënde, citon Anabel.

Energjia emocionale është e çmuar dhe ndikimi i vampirëve emocionalë mund të të çojë në stres, lodhje dhe probleme të shëndetit mendor. Mbrojtja e kësaj energjie është thelbësore për të ruajtur një jetë të balancuar dhe të shëndetshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni

Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni

Çfarë të vizitosh
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca

Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca

Lifestyle
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Fjalori mortor: Rregullat me rastin e shprehjes së ngushëllimeve

Fjalori mortor: Rregullat me rastin e shprehjes së ngushëllimeve

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Kalo në kategori