LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 10° fair_day

Vitia përzgjedhet si një ndër komunat ku do të implementohet programi që synon të fuqizojë bizneset lokale

Vitia përzgjedhet si një ndër komunat ku do të implementohet programi që synon të fuqizojë bizneset lokale

Komuna e Vitisë njofton se është përzgjedhur si njëra ndër komunat ku do të pilotohet programi i UNDP-së, program ky i cili synon që të fuqizojë bizneset lokale.

Si rrjedhojë, është mbajtur takimi midis përfaqësuesve të UNDP-së dhe bizneseve lokale të përzgjedhura në kuadër të programit “Rritu me Biznesin Tënd”.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i UNDP-së, Alban Kryeziu, theksoi se në Viti ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të udhëheqjes komunale dhe kjo gatishmëri sipas tij ka bërë që kjo Vitia të jetë e para për t’u implementuar ky projekt.


“Komuna e Vitisë është përzgjedhur si komuna e parë në Kosovë ku do të pilotohet ky program inovativ, i cili synon të fuqizojë bizneset lokale dhe të krijojë një ambient të favorshëm për zhvillimin e tyre. Janë përzgjedhur gjithsej tetë biznese që do të përfitojnë nga ky projekt për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të tyre, ka thënë Kryeziu.

Kryetari Haliti theksoi gjatë këtij takimi se komuna e Vitisë ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat. Ai u shpreh i bindur se ky program do të sjellë rezultate të prekshme për bizneset e përzgjedhura dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Është një nder dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë për komunën tonë që është zgjedhur si komuna e parë për të pilotuar këtë program. Vitia do të shërbej si një model për komunat e tjera, duke treguar se si mbështetja e duhur dhe angazhimi mund të krijojnë një mjedis të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve. Andaj, përmes këtij projekti, në partneritet me UNDP, ne po krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për të përfituar nga konsulenca profesionale dhe mbështetja praktike që do të ofrohet nga ekspertët profesional” tha kryetari Haliti.

Ai më tej premtoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj për të ofruar çdo mbështetje të nevojshme për të realizuar ambiciet e përfaqësuesve të bizneseve dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tyre.

Ndryshe, në njoftim thuhet se programi “Rritu me Biznesin Tënd” ka disa objektiva të rëndësishme, duke filluar me fazën e para diagnozës që përfshin identifikimin e nevojave të biznesit, dhe më pas vijon me modalitetet për rritjen e kapaciteteve, forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

Magazina
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Kalo në kategori