LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se nisja e parë e Starship në Mars do të ndodhë pas dy vjetësh

Elon Musk thotë se nisja e parë e Starship në Mars do të ndodhë pas dy vjetësh

Fluturimi i parë pa ekuipazh në Mars në Starship të SpaceX do të kryhet pas dy vjetësh.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha të shtunën CEO i kompanisë Elon Musk.

“Starships-et e para në Mars do të nisen pas 2 vitesh, kur të hapet dritarja e ardhshme e transferimit Tokë-Mars…”, shkroi Musk në një postim X.


“Nëse ato ulje do të shkojnë mirë, atëherë fluturimet e para me ekuipazh në Mars do të jenë pas 4 vjetësh”, shtoi ai.

Musk, i cili themeloi SpaceX në 2002, tha se ai pret që normat e fluturimeve të “rriten në mënyrë eksponenciale” nëse të dyja këto data përmbushen.

Qëllimi përfundimtar, tha ai, do të ishte ndërtimi i një “qyteti të vetë-qëndrueshëm në rreth 20 vjet”.

Deklaratat e fundit të Musk shënojnë një ndryshim të vogël nga afati kohor që ai kishte ndarë fillimisht në prill.

“Starship do të jetë në Mars brenda 5 viteve”, shkroi Musk në një postim X më 15 mars.

Musk nuk specifikoi atëherë nëse fluturimi do të kishte ekuipazh apo pa ekuipazh.

Planet e Musk për të “kolonizuar” Marsin kanë qenë prej kohësh një objektiv dhe miliarderi ka shpallur në mënyrë të përsëritur datat e synuara – të cilat më pas i ka ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
NATO vendos aeroplanë Eurofighter në kufirin verior me Rusinë

NATO vendos aeroplanë Eurofighter në kufirin verior me Rusinë

Botë
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Opozita gjermane kritikon komentet e Scholzit për bisedimet e paqes me Putinin

Opozita gjermane kritikon komentet e Scholzit për bisedimet e paqes me Putinin

Botë
Kalo në kategori