LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Hekurudha drejt Bullgarisë do të jetë më lirë

Nikolloski: Hekurudha drejt Bullgarisë do të jetë më lirë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë për të përjavshmen Focus tha se gjeopolitika nuk ka pyetur për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10.

Nikolloski tha se një pjesë e këtyre tezave u plasuan nga ata që në mënyrë korruptive donin të merrnin punën për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë. Sipas tij, çështja ka disa elementë.

Elementi i parë dhe kyç është çmimi i projektuar i kostos. Është 24 milionë euro për kilometër, që është më e shtrenjtë se autostrada. Sa për ilustrim, kostoja e një hekurudhe me shpejtësi të lartë kudo në Evropë me 200 kilometra në orë është 4 deri në 10 milionë euro, në varësi të terrenit. Këtu për një hekurudhë që do të ecë me 60 kilometra në orë është 24 milionë euro, ka deklaruar Nikolloski. Ne nuk jemi budallenj, ka theksuar Nikolloski, të pranojmë një çmim kaq të fryrë për një projekt që ndoshta nuk do të ndërtohet kurrë.


Sipas Nikollovskit, nevojitet një rrugë e re që do të përkojë me Bullgarinë.