Sjelljet seksuale të adoleshentëve shqiptarë janë bërë të rrezikshme.
Të dhënat e studimit tek fëmijët e moshës shkollore, mbështetur nga UNFPA dhe UNICEF, e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet me prevalencë të lartë të kryerjes së marrëdhënieve në këtë grupmoshë, por me përdorim të ulët të mjeteve mbrojtëse.
“Përdorimi i mjeteve mbrojtëse është ulur ndjeshëm, si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat. Shqipëria, sipas një analize të dhënash të mbledhura në 44 vende të ndryshme, rezulton në vendin e 38-të, si për përdorimin e prezervativit, ashtu edhe të kontraceptivëve. Ndërsa në lidhje me mospërdorimin e asnjë mjeti mbrojtës në marrëdhënien e fundit, renditet e treta,” thotë Gentiana Qirjako, shefja e promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.
Më shqetësuese është se vajzat nuk kanë dijeni për masat mbrojtëse të partnerit.
“20% e vajzave nuk e dinë fare nëse partneri i tyre ka përdorur ose jo një mjet mbrojtës gjatë marrëdhënies seksuale,” shton znj. Qirjako.
Por Shqipëria renditet në vend të parë për sa u përket diferencave mes gjinive.
“34 për qind e djemve thonë që kemi kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë janë vetëm 4 për qind e vajzave. Djemtë 15-vjeçarë raportojnë më shumë sesa vajzat e kësaj grupmoshe. Historikisht kështu ka qenë. Kjo ndoshta lidhet ose me mbireagimin e djemve për ta raportuar marrëdhënien seksuale, ose me situatën reale ku djemtë janë më të hapur se vajzat e kësaj grupmoshe,” shpjegon znj. Qirjako.
ISHP-ja rekomandon fort rishikimin e kurikulës në shkolla, si dhe përshtatjen e komunikimit të mësuesve drejt nxitjes së të rinjve për sjellje të shëndetshme
“Rekomandohet edhe nga OBSH, të përmirësohet kurikula shkollore e edukatës seksuale, mënyra e dhënies së informacionit nga mësuesit të cilët duhet të trajnohen për komunikim më efikas. Të gjithë të rinjtë i njohin mjetet mbrojtëse, por dhënia e informacionit, mënyra se si e komunikon tek një i ri apo e re atë, është shumë e rëndësishme për të nxitur sjellje të shëndetshme seksuale,” deklaron shefja e departamentit në ISHP.
Studimi mori në analizë 44 vende dhe u publikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025