LAJMI I FUNDIT:

Fredi Beleri: Amerikanët pjesë e skenarit për dorëheqjen time

Fredi Beleri: Amerikanët pjesë e skenarit për dorëheqjen time

Pak orë pas daljes nga burgu, eurodeputeti i partisë greke në pushtet Nea Demokracia deklaroi se kishte patur oferta që të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar i kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Ai tha se zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë kishin takuar javën e parë të arrestimit të birin dhe të vëllanë duke u sugjeruar atyre dorëheqjen e Belerit dhe gjetjen e një kandodati tjetër, qoftë edhe e një anëtari të familjes Beleri. Po kush partnerë janë këta?

Në intervistën për gazetaren Elona Meço, në emisionin “Pa Censurë”, Fredi Beleri foli hapur.


Elona Meço: Ju pohuat pas daljes nga burgu se keni patur oferta nga zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë për të dhënë dorëheqjen në shkëmbim të lirisë. Kush jua bëri këtë ofertë?

Fredi Beleri: Po kë kemi ne partnerë kryesorë?

Elona Meço: Amerikanët di unë që kemi. Ishin ata?

Fredi Beleri: Edhe nga ata.

Elona Meço: “Edhe nga ata”, kush ishte tjetër?

Fredi Beleri: Po Shqipëria ka edhe partnerë të tjerë, ndërmjetës ka, dashamirës. Por edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Sepse oferta ishte që të vëmë një djalë të mirë, pa probleme, që të ketë mundësi të fitojë bashkinë, të ndëshkojë populli me votë gabimet e qeverisë. Ershi zoti Gjikuris, që për mua është një qytetar model dhe sulmi që iu bë ishte 10 fish më i madh se sulmi që m’u bë mua në 2023-shin para zgjedhjeve.

Një nga sulmet që përmendi zoti Beleri ndaj kandidatit të opozitës ishin takimet e tij më ish kreun e CIA-s Gejts. “Pse zoti Gejts është i mirë kur takon kryeministrin shqiptar dhe kur takon zotin Gjikuria është problem?!- tha për RTSH Fredi Beleri duke kritikuar standardet e dyfishta të përdorur në fushatë elektorale kundër opozitës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori