LAJMI I FUNDIT:
Peja 21° fair_night

25 vjetori i themelimit: Policia e Pejës organizon “Portën e Hapur” dhe mirëpret nxënësit

25 vjetori i themelimit: Policia e Pejës organizon “Portën e Hapur” dhe mirëpret nxënësit

Policia e Pejës ka shënuar sot një përvjetor të rëndësishëm, duke organizuar aktivitetin “Porta e Hapur” për të festuar 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Ky aktivitet, ka përfshirë një komponent të veçantë me vizitat e nxënësve nga disa shkolla fillore të Pejës që kanë pasur mundësinë të shohin nga afër punën dhe angazhimin e forcave të rendit.

Aktiviteti i Policisë së Kosovës/ Foto nga Peja në Fokus

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, kjo nismë ka për qëllim të krijojë një mundësi për qytetarët dhe institucionet të kenë një panoramë të qartë mbi funksionimin dhe angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.


Aktiviteti “Porta e Hapur” për të festuar 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës/ Foto nga Peja në Fokus

“Siç çdo vit, ne e organizojmë për nder të themelimit të Policisë së Kosovës ‘Portën e Hapur’, me rastin e të cilit edhe në drejtori të përgjithshme dhe në ato rajonale të rajoneve policore vijnë qytetarë, institucione si shkollat, drejtoritë komunale, përfaqësues të drejtorive komunale të arsimit dhe qytetarë”, ka thënë Gashi për Peja në Fokus transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës në Pejë bashkë me nxënësit/ Foto nga Peja në Fokus

Aktivitetet e tilla, veçanërisht përfshirja e fëmijëve, ndihmojnë në promovimin e vlerave të sigurisë dhe përgjegjësisë sociale që do të kontribuojnë në krijimin e një komuniteti më të fortë dhe më të sigurt për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?

Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?

Magazina
Ukraina godet

Ukraina godet "depo municioni" brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori