LAJMI I FUNDIT:

“Do prehet dhe babi në paqe tani”, Alketa Vejsiu reagon pas dorëheqjes së Alfred Pezës

“Do prehet dhe babi në paqe tani”, Alketa Vejsiu reagon pas dorëheqjes së Alfred Pezës

Gazetarja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar pas dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtor i Përgjithshëm i RTSH, vendim të cilin ai e njoftoi këtë të premte.

Disa muaj më parë Vejsiu akuzoi Pezën se i kishte larguar nga puna njerkën e saj që punonte prej 32 vitesh në Radio Televizionin Publik.

Ndërsa sot, moderatorja shkruan se e kishte paralajmëruar Pezën për vendimet e tij arbitrare dhe se shumë shpejt të njëjtin fat do të kishte edhe vetë ai.


Alketa Vejsiu thekson se vendimi i Pezës kishte shkaktuar traumë te familjarët e saj, teksa siç shkruan, në atë kohë babai i saj ishte i sëmurë dhe më pas ndërroi jetë duke u larguar nga jeta me brengën e largimit nga puna të bashkëshortes.

Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza
Lexo po ashtu Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza

“Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale“, shkruan moderatorja Alketa Vejsiu.

Më tej, Vejsiu shton se edhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Anila Agalliu duhet të largohet nga detyra.

“Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të kni nga treni i tij. Hajde Rrugë të Mbarë!”.

Reagimi i Alketa Vejsiut

“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, “What comes around goes around! Karma is a bitch”!

Sot është një ditë shumë e gëzuar për mua. Mijëra të tjerëve që ju ke hequr bukën, të paktën Zoti ju dha të drejtë!

Ç’fitove? Apo thjeshtë xhaketa me shamiçka e shefit të kënaqi ca kohë të prije koka sipas qejfit?

Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote sdo hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale. Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të kni nga treni i tij.

Hajde Rrugë të Mbarë!”

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori