LAJMI I FUNDIT:

Aktori i famshëm fotografohet në një dalje publike pas një kohe – pamja e tij ka shqetësuar fansat

Aktori i famshëm fotografohet në një dalje publike pas një kohe – pamja e tij ka shqetësuar fansat

Aktori i famshëm, Tom Selleck, është filmuar në qytetin Thousand Oaks të Kalifornisë rastësisht dhe pamja e tij ka shqetësuar fansat.

‘Paparaci’ ka filmuar yllin 79-vjeçar duke dalë nga një restorant me disa letra me vete.

I njëjti u pa me pantallona të shkurtra, këmishë, mjekër gri të çrregullt, gjë që e bënin thuajse të panjohur.


Tom Selleck

Aktori, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në serialin e viteve ’80 Magnum: PI”, dallohej nga mustaqet e tij dhe gjithashtu luajti në “Friends” dhe dramën ABC “Boston Legal”.

Selleck luajti personazhin e komisarit të policisë së New Yorkut, Frank Reagan, në dramën policore “Blue Bloods” për 10 vitet e fundit, por seriali u anulua pas 14 sezonesh dhe episodet e fundit u filmuan në qershor të këtij viti dhe do të shfaqen këtë vjeshtë.

Meqë ra fjala, Selleck ka pasur një martesë të dështuar me aktoren Jaqueline Ray, me të cilën ka një djalë, Kevin dhe prej 37 vitesh është i martuar me aktoren Jillie Mack, me të cilën ka një vajzë, Hannah. /Telegrafi/

Tom Selleck

Tom Selleck