Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve
Rregullatori holandez, DPA ka njoftuar se ka gjobitur firmën amerikane, Clearview AI me 30.5 milionë euro për një bazë të dhënash të paligjshme që duan të përdorin për të përmirësuar teknologjinë e njohjes së fytyrës.
Sipas raportimeve, kompania amerikane, Clearview AI mblodhi ilegalisht miliarda foto të fytyrave të njerëzve, përfshirë qytetarë të Holandës.
Clearview AI duhet të paguajë pesë milionë euro shtesë për shkak të mospërputhjes me ligjet holandeze.
Kompania amerikane ofron shërbime të njohjes së fytyrës për shërbimet e inteligjencës dhe hetimit dhe klientët i punësojnë ato, ndër të tjera, për të zbuluar identitetin e njerëzve në foto.
“Njohja e fytyrës është një teknologji shumë ndërhyrëse që nuk mund ta aplikoni thjesht për të gjithë”, tha kryetari holandez i DPA, Aleid Wolfsen.
Nëse fotografia juaj publikohet në internet, atëherë mund të përfundoni në bazën e të dhënave të Clearview, shtoi ai.
Kompania ka një bazë të dhënash me më shumë se 30 miliardë foto të njerëzve, të cilat kryesisht i shkarkon nga interneti pa dijeninë dhe pëlqimin e atyre njerëzve dhe më pas i kthen ato të dhëna në një kod unik biometrik të fytyrës.
“Ky nuk është një skenar filmi distopian ose diçka që mund të ndodhë vetëm në Kinë”, shtoi Wolfsen.
Ai paralajmëroi kompanitë holandeze që të mos përdorin shërbimet e paligjshme të Clearview AI dhe kërcënoi me gjoba të rënda për firmat që e injorojnë këtë paralajmërim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, ‘Operator’ – cili do të jetë funksioni i tij?
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë ‘lojën’ në fushën e Inteligjencës Artificiale
Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?
Musk, MrBeast apo Larry Ellison - kush mund ta blejë TikTok?
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite