LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° clearsky_day

Përurohet ndërtesa e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Duhël të Suharekës

Përurohet ndërtesa e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Duhël të Suharekës

Në fshatin Duhël të Suharekës, të martën, është përuruar ndërtesa e re e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Sipas autoriteteve komunale në këtë institucion shëndetësor do të ofrohen shërbime mjekësore për banorët e fshatit Duhël dhe zonat përreth.

Kryetari i  Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vlerësuar se me realizimin e këtij projekti janë krijuar kushte më të mira për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe për punën e personelit shëndetësor, raporton Telegrafi.

“Në këtë qendër do të punohet deri në ora 22, prej të hënës deri të premten. Do të punojë edhe labpratori”, ka thënë Muharremaj.


Ai ka theksuar se projekti në fjalë është realizuar me mjetet e buxhetit komunal dhe se është edhe një dëshmi e angazhimit me përkushtim për t’i përmirësuar kushtet dhe shërbimet shëndetësore për qytetarët.

“Do të mundohemi me qenë më të kujdesshëm bashkë me stafin këtu për ofrimin e shërbimeve  cilësore mjekësore”, është shprehur Muharremaj.

Në ceremoninë e përurimit të QMF-së në Duhël ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Destan Zekolli, i cili ka uruar që banorët ta gëzojnë shëndetin dhe sa më pak të kenë nevojë për shërbime mjekësorë në këtë qendër, raporton Telegrafi.

“Urojmë stafin, që të ketë punë sa më pak punë dhe të ofrojnë shërbime sa më të mira”, ka thënë Zekolli.

Projekti i QMF-së në Duhël, përkatësisht ofrimi i shërbimeve shëndetësore në dy ndërrime në këtë lokalitet ka qenë njëri prej zotimeve parazgjedhore të kryetarit Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Kalo në kategori