Sindikata që funksionon në kuadër të Institucionit Parashkollor “Zambaku” në Prizren sërish ka adresuar pakënaqësitë e edukatoreve të angazhuara në këtë çerdhe lidhur me rregullimin aktual të ardhurave të tyre, përkatësisht koeficientin dhe pagën.
Sipas tyre, statusi aktual në legjislacion, i barazon ato me edukatoret në shkolla, ani pse këto të fundit punojnë me orar më të shkurtër.
Kryetarja e Sindikatës në Institucionin Parashkollor “Zambaku” në Prizren, Alberita Krasniqi, gjatë një takimi të zhvilluar javë më parë ndërmjet drejtuesve të Komunës, drejtorëve të shkollave dhe degës së SBAShK-ut në Prizren, ka konsideruar se në këtë rast po shkelen të drejtat e edukatoreve të institucioneve parashkollore.
“Mendoj se është bërë një shkelje e të drejtave tona si edukatore të institucionit parashkollor, ku ne si institucion punojmë me orarin 6+2, edhe kemi të njëjtin koeficient dhe të njëjtën pagë me edukatoret në kuadër të shkollave që punojnë me orarin 5+2”, ka thënë ajo.
Krasniqi ka shprehur qëndrimin se pritjet e kolegeve të saj ka qenë që ky problem të rregullohet me akte nënligjore, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Kemi pritë që me Udhëzimin Administrativ të rregullohet kjo çështje. Por konsiderojmë se prapë është bërë një shkelje në raport me neve, pasi neve nuk na takojnë as pushimet që edukatoret në kuadër të shkollave i gëzojnë ato. Jemi shumë konfuz rreth kësaj”, është shprehur ajo, duke shtuar se presin një përgjigje prej institucioneve përkatëse.
Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj ka shprehur qëndrimin se edukatoret e institucionit parashkollor me plotë të drejtë e kanë ngritur këtë çështje, e cila sipas saj është diskutuar edhe në takimet e mëhershme.
“Mirëpo, dihet mirëfilli se rregullimi i kësaj çështjeje nuk është në përgjegjësinë e Komunës, dhe Komuna nuk mund të merr veprime të kundërligjshme në raport me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Veselaj Gutaj.
Sipas saj, vërejtjet në këtë aspekt, janë përcjellë te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Udhëzimin Administrativ, të cilin MASHTI e ka ndarë me DKA-në, ne e kemi shpërndarë tek institucionet arsimore dhe të gjitha komentet në raport me këtë akt nënligjor janë përcjellë në Ministrinë e Arsimit. Presim që të ketë reflektim edhe ndryshim”, ka thënë Veselaj Gutaj.
Në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e DKA-së për të koordinuar dhe mbështetur çdo veprim lidhur me temë, por gjithnjë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kompetencat dhe përgjegjësitë e nivelit qendror të qeverisjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje