LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe vranët

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/