LAJMI I FUNDIT:

Greqia reagon pas lirimit të Belerit nga gjykata e Fierit: Megjithatë Athina nuk e harron atë që ndodhi

Greqia reagon pas lirimit të Belerit nga gjykata e Fierit: Megjithatë Athina nuk e harron atë që ndodhi

Gjykata e Fierit vendosi sot të lirojë nga burgu Fredi Belerin me kushtin që ai të mbajë kontakte telefonike me policinë.

Beleri ishte në burg prej 16 muajsh, i dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe pritej ta përfundonte dënimin në tetor.

Athina zyrtare reagoi me tone pozitive për lirimin e Fredi Belerit.


Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis përshëndeti lirimin e tij nga drejtësia shqiptare, duke theksuar se megjithatë “Athina nuk e harron atë që ndodhi”.

Lirimi i Belerit u cilësua si zhvillim pozitiv edhe nga ministri i Jashtëm grek, Gerapetritis.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën akuzën për blerje të votave. Ai doli fitues si kryetar i Bashkisë së Himarës me një diferencë të ngushtë ndaj rivalit socialist.

Por gjendja në paraburgim dhe dënimi nga gjykata nuk i mundësoi kryetarit të zgjedhur të Himarës marrjen e mandatit dhe në gusht të këtij viti në Himarë u zhvilluan zgjedhje të reja.

Në prill të këtij vitit Partia “Demokracia e re” në Greqi e kandidoi Fredi Belerin si eurodeputet dhe në votimet që u zhvilluan në qershor në Greqi ai fitoi mandatin për në Parlamentin Europian.

Në mesin e korrikut, Fredi Beleri që vuante dënimin në një burg të Fierit, mori leje nga administrata e burgjeve shqiptare për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të tij si Eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori