LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i madh përfshiu qendrën e Moskës

Zjarri i madh përfshiu qendrën e Moskës

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë ditës së sotme në qendër të Moskës ndërsa tymi mbuloi një pjesë të kryeqytetit rus.

Zjarri shpërtheu në katin e dytë të një ndërtese administrative trekatëshe në argjinaturën Berezhkovskaya, pranë lumit Moskë, pesë kilometra nga Kremlini.

Ndërtesa thuhet se strehon më shumë se një duzinë organizatash, duke përfshirë dyqane riparimi veturash, kompani me shumicë dhe një qendër klasifikimi për firmën e internetit Yandex.


Agjencitë e lajmeve thekson se zjarri është përhapur në 10 mijë metra katrorë dhe se janë përgjigjur 130 zjarrfikësm, një helikopter dhe një anije zjarrfikëse.


Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave deklaroi se nuk ka ende informacione për viktima.

Përdoruesit pro-ukrainas të mediave sociale publikuan një video të ndërtesës dhe tymit që ngrihet në qiell.

“Nuk ka asnjë mënyrë të shpejtë për të shuar zjarret në Rusi, madje edhe në Moskë – të gjitha paratë dhe pajisjet përdoren për të vrarë ukrainasit”, shkroi në platfomën X, Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, ka pasur zjarre të shumta në territorin rus, disa prej tyre në vende që duket se lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet ushtarake të Moskës. Kievi nuk komenton sulmet në territorin rus dhe deri më tani nuk ka indikacione se zjarri i sotëm është i lidhur me luftën. /Telegrafi/