LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë të djersitemi në paqe, sa të derdhim gjak në luftë”, Korab Basha prezanton ekspozitën “Keep Calm and Smile”, dedikuar ushtarëve të FSK-së

“Më mirë të djersitemi në paqe, sa të derdhim gjak në luftë”, Korab Basha prezanton ekspozitën “Keep Calm and Smile”, dedikuar ushtarëve të FSK-së

Fotoreporteri Korab Basha prezantoi ekspozitën “Keep Calm and Smile” në kuadër të edicionit të dytë të festivalit Fotoist.

Ekspozita në qendër të Prishtinës, është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se i dedikohet ushtarëve të buzëqeshur.

“Këta djem dhe vajza të ushtrisë tonë, janë institucioni më i mirë dhe njerëzit më të mirë që unë i kam takuar në jetën time”, deklaroi fotoreporteri Basha gjatë prezantimit të ekspozitës.


Basha i cili qëndron prapa këtyre portreteve të pjesëtarëve të FKS-s, potencoi se të njëjtit jetojnë sipas një shprehjeje: “Më mirë të djersitemi në paqe, se sa të derdhim gjak në luftë”.

E duke folur po ashtu për Telegrafin, artisti shpjegoi edhe konceptin që qëndron prapa kësaj ekspozite dhe inspirimin që mori për ta realizuar.

“Keep Calm and Smile është hapur për herë të parë në Shkodër, më 4 korrik këtij viti. E tash për me ia jep atë madhështinë e kësaj ekspozite, po e prezantojmë edhe në kuadër të Fotoist. Elton Koritari, kuratori i ekspozitës, për mua është një person shumë i rëndësishëm, ai më frymëzoi që të trajtoja pikërisht këtë temë. Ndonëse kam fotografuar ushtarë të Kosovës në mesazhe të ndryshme, duke u stërvitur, duke qenë pak më të vrazhdë. [Eltoni] më sugjeroi të ndryshojë temën dhe duhet me e shfaq ushtrinë tonë, ushtrinë e Kosovës [që ai e konsideron të njëjtë sikurse me ushtrinë e Shqipërisë] dhe kështu ishte e rëndësishme ta shfaqim ushtrinë duke buzëqeshur”, deklaroi fototreporteri Basha për Telegrafin.

Ekspozita e tij e cila po vazhdon të jetë në zemër të Prishtinës, tërhoqi gjatë prezantimit figura të larta të vendit, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Basha, një adhurues i madh i fotografisë, kishte prezantuar edhe më herët ekspozita të atilla që trajtonin tema të një koncepti të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina

Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina "trazojnë" rrjetin me fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese në postimin e fundit në Instagram, thekson linjat e përkryera

Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese në postimin e fundit në Instagram, thekson linjat e përkryera

Magazina
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

Magazina
Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Magazina
Detaji që u iku të gjithëve në ceremoninë e Monakos, Ronaldo me diamant 33 karatësh në xhaketën e tij

Detaji që u iku të gjithëve në ceremoninë e Monakos, Ronaldo me diamant 33 karatësh në xhaketën e tij

Magazina
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Magazina
Kalo në kategori