Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, me ç’rast Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.
Lidhur me vizitën e presidentit francez dhe shitjen e aeroplanëve luftarakë Serbisë, ka reaguar deputetja britanike Kearns përmes një postimi në “X”, duke e krahasuar atë me vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.
“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, duke u zotuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjskë shtatorin e kaluar.
Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar Kearns, transmeton Telegrafi.
Lord Cameron in Kosovo earlier this year, pledging the UK’s support after the Banjska attack last September.
President Macron in Belgrade this week, selling fighter jets to President Vucic. pic.twitter.com/zI9PHK0gpD
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 30, 2024
Blerjen e aeroplanëve luftarakë nga Serbia e ka komentuar edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq.
Ai ka thënë të premten se Serbia po armatoset ‘një luftë fiktive njëjavore’ – që sipas tij, nuk do të shpërthejë kurrë.
Me këtë frazë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka komentuar vendimin e Serbisë për të blerë 12 aeroplanë të rinj luftarakë francezë Rafale.
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim.
Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë të rinj luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.
“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Macronin.
Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.
Macroni tha se Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për “një Serbi të fortë dhe demokratike” dhe se vendimi i saj për të blerë avionë Rafale është një “zgjedhje strategjike dhe afatgjatë në këtë drejtim”.
“Vendi juaj ka një vend në Evropën tonë, në BE-në tonë”, tha Macron në konferencën për shtyp pas takimit.
Si Vuçiqi, ashtu edhe Macroni, paralajmëruan më herët para vizitës se njëra nga temat kryesore të takimit të tyre do të ishte blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A