Inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës – Aliu: Nuk do të anashkalohet asnjë institucion i arsimit të lartë
Në Universitetin e Tetovës është duke u bërë inspektim i detajuar nga ana e Inspektoratit shtetëror i Arsimit. Ky dikaster konfirmon lajmin, por pa ndarë detaje, të cilat thonë se do të dalin pasi të ketë përfunduar kontrolli.
“Një inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës është duke u zhvilluar, pas përfundimit të tij do të mund t’ju ofrojmë informacione. Njëkohësisht ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror Arsimor kryen inspektime të jashtëzakonshme dhe të rregullta edhe në Universitete të tjera në përputhje me programin vjetor ose pas raporteve të marra”, tha Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
I pyetur nëse do të ndërmerret diçka në Universitetin e Tetovës, që shpesh është përballur me akuza për politizim dhe partizim, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në DailyClick u përgjigj me “sigurisht se po”, ndërsa shtoi se revidimit nuk do t’i shpëtojë asnjë institucion i arsimit të lartë.
“Do të duhet që të ndiqet procedura, nuk mundet në mënyrë të dhunshme por duke respektuar edhe autononmië e universiteteve. Pra Këshilli për evaluim do të duhet të futet për t’i evaluuar të gjitha programet studimore, ndërkaq Inspektorati do të duhet t’i shohë dhe t’i konstatojë ato shkelje ose zgjedhje, nepotizma e kështu me radhë. Për shkak se inspektorati nuk arrin ta vërejë partizimin apo politizimin, edhe pse ne si subjekte politike kur kemi qenë në opozitë i kemi përmendur dhe si rrjedhojë është kërkuar prej ministrisë për të dhënë një përgjigje konkrete për Universitetin e Tetovës dhe besoj se inspektorati o ka shkuar ose do të duhet ditët në vijim të shkojë për të bërë punën e inspektimit edhe në UT”, thotë zv/ministri i Arsimit, Lulzim Aliu.
Qeveria me nismë të Ministrisë së Arsimit ka krijuar një Këshill Nacional (trup koordinativ) për reforma në arsim, kryesisht për t’i shqyrtuar të gjitha institucionet e arsimit të lartë se si e kanë kryer punën, siç janë Inspektorati i Arsimit, Bordi për akreditim, Këshilli nacional për arsim të lartë, Agjencia për cilësi në arsimin e lartë. Pas kësaj, zëvendësministri Aliu paralajmëroi se do të ketë revidim të programeve studimore nëpër universitete të ndryshme, programe këto që edhe mund të mbyllen nëse konsiderohen si të tepërta, pa interes për studentët apo jofunksionale. /tv21
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje