LAJMI I FUNDIT:

Hasan Kryeziu, caktohet nënkryetar i Gjykatës Komerciale

Hasan Kryeziu, caktohet nënkryetar i Gjykatës Komerciale

Me propozim të kryetarit të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Mahir Tutuli, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 331, ka caktuar gjyqtarin Hasan Kryeziu nënkryetar të Gjykatës Komerciale.

Gjyqtari Hasan Kryeziu, është caktuar nënkryetar i Gjykatës Komerciale, me mandat të njëjtë sikurse mandati i Kryetarit të Gjykatës Komerciale.

Në rolin e nënkryetarit, Kryeziu do të mbështesë kryetarin e gjykatës në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, duke promovuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës gjyqësore.


Biografia e Kryeziut

Hasan Kryeziu është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Ekonomike në Gjykatën Komerciale. Gjyqtari Kryeziu ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2014.

Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Themelore në Prishtinë deri në vitin 2015, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016.

Nga viti 2016 deri në vitin 2018, ka punuar Zyrtar Ligjor në Gjykatën Themelore në Prishtinë përmes programit të USAID-it – Checchi Consulting and Co.

Nga gushti i vitit 2018 ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në një avokaturë në Prishtinë, për të kaluar më pas si jurist për përfaqësime në KEDS sh.a.

Hasan Kryeziu më 18.01.2021 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Malishevë, ndërsa më 23.06.2022 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komerciale të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori