LAJMI I FUNDIT:

​Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor, LVV ende pa përgjigje

​Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor, LVV ende pa përgjigje

Tri ditë para përmbylljes së afatit ligjor për koalicione parazgjedhore, partitë Guxo dhe Alternativa po kërkojnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Partnerët aktual politikë që janë në pushtet se kanë definuar mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e fillimit vitit të ardhshëm.

Kërkesës për koalicion parazgjedhor ende nuk u është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, përkundër dy takimeve të kryetarit të LVV-së, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti me kryetaren e Guxo, Donika Gërvalla dhe atë të Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.


Në LVV nuk u janë përgjigjur as pyetjeve të KosovaPress se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa apo të njëjtat do të përfshihen vetëm në listën zgjedhore në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sikurse në zgjedhjet e vitit 2021.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, në dy palë zgjedhjet e kaluara Alternativa ka qenë pjesë e listës së LVV-së dhe se tani është momenti që në bazë të peshës politike të ketë koalicion parazgjedhor.

Në lidhje me këtë, Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend shton se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.

“Ende nuk është e definuar, kemi edhe pak kohë derisa të definohet saktësisht në forumet politike të partive dhe pastaj bëhet publike…Është kërkesë e jona e kam thënë edhe në intervistë te ju…pasi në dy palë zgjedhje ne ishim pjesë e listës, normalisht në përputhje politike të secilit…(Takimi me kryeministrin Kurti) ka qenë shumë korrekt veçse ka mbet në forumet e partisë së tyre dhe është përgjigje tek ta”, deklaron ajo.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, thotë për KosovaPress se janë të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo ditët në vijim do të definohet saktësisht se a do të ketë koalicion parazgjedhor apo përfshirje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këto ditë ne do të kemi dy takime të rëndësishme partiake dhe do të vendosim për këto diskutime që kanë ndodhur dhe do të ndodhin…Ka pasur takime dhe ka ende diskutime të vazhdueshme dhe mendoj se bashkëpunimi i deritanishëm i partisë Guxo me LVV-në ka qenë i mirë si në ekzekutiv dhe si në legjislativ. Disponimi është për një bashkëpunim të mëtutjeshëm”, thekson ai.

Ndërkaq, analisti politik, Albinot Maloku, thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje bën koalicion parazgjedhor me partitë Guxo dhe Alternativa do të tregonte respektin e barazisë pavarësisht fuqisë politike të tyre.

Në të kundërtën sipas tij, dy partitë vetëm do të bëheshin shërbyes të LVV-së dhe Albin Kurtit si dhe do të humbte pesha e seriozitetit të dy subjekteve politike.

Megjithatë, sipas tij, LVV-së i konvenon më shumë që mos të ketë koalicion parazgjedhor, mirëpo t’i përfshijë dy partitë e vogla vetëm në listë zgjedhore.

“Nëse do të prezantoheshin si partnerë të koalicionit do të kishte me qenë respekti i barazisë pavarësisht numrit të votës apo fuqisë brenda për brenda një pakete të koalicionit, siç mundet me qenë LVV, Alternativa dhe Guxo. Nëse vazhdohet (garimi në listë të LVV-së) atëherë ata janë vetëm shërbyes duke shfrytëzuar individ të caktuar të garniturës dhe humbin peshën e seriozitetit të subjektit të tyre. Në këtë rrafsh, LVV-së i intereson që të ketë këtë mënyrë funksionimi me këto dy subjekte politike që kanë qenë më shumë në shërbim të subjektit drejtues të LVV-së sesa që kanë pasur subjektivitet”, thotë ai.

Subjektet politike kanë afat deri të premten t’i deklarojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo dhe Alternativa kanë garuar në listë të Lëvizjes Vetëvendosje. LVV-ja, bashkë me Guxo dhe Alternativa janë partnerë aktual qeverisës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori