LAJMI I FUNDIT:

Ish i burgosuri politik i përmend me emra UDB-ashët shqiptarë që e torturuan çnjerëzisht

Ish i burgosuri politik i përmend me emra UDB-ashët shqiptarë që e torturuan çnjerëzisht

Refik Thaçi, Sinan Rexhepi, Ramadan Syla, Daut Morina dhe Tefik Mehmeti. Këta ishin pjesëtarët e UDB-së serbojugosllave, të cilët e torturuan në mënyrë cnjerëzore ish të burgosurin politik Mehmetali Rexhepi.

Rexhepi tregoi se kishte edhe më shumë persona që e rrahën por që sipas tij këta persona ishin personat me sjellje sadiste ndaj tij dhe të burgosurve tjerë.

Tutje ai tregoi një moment kur nga rrahja brutale i ishte mpirë i tërë trupi.


“U organizuan 17 UDB-ash në dhomën 36, kati i dytë. I pari ka nis Minir Krasniqi, duke thënë çka doni ju, pse kërkoni Republikë? I thash po, kam fol, sepse Lufta Nacional Çlirimtare na ka përfshi edhe neve, koalicioni antifashist. Ku pi gjen tha këto? I thash shikoni veprat e konferencës së pestë të vendit të lidhjes komuniste të Jugosllavisë, ku me fjalë… parashihet krijimi në të ardhmen, luftën ta bëjmë në të ardhmen… Jugosllavia ka qenë e padrejtë ndaj kombeve, luftën do ta bëjmë të përbashkët, atëherë edhe shqiptarët duhet të na bashkëngjiten dhe do të krijohet republika e punëtorve dhe fshatarëve në kuadër të Jugosllavisë.

Më tha ku e ke marrë këtë informatë? I thash ja ku është biblioteka, i thash nuk jeni ju që lexoni. E ka marrë një këmbë karrige, katërkëmbëshe, ende shenjat i kam, i kam prerjet. Më ka godit në vendet më të ndieshme, në duar, gjunj në këmbë, më është mpirë trupi. Minir Krasniqi, dhe Sinani (Rexhepi Zhegra) njëfarë Ramadan Syla, nga fshati Gjylekreshtë”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Rexhepi në Debat Plus e përmendi me emër e mbiemër një listë të tërë të pjesëtarëve të UDB-së, shumica shqiptarë:

  1. Agim Alidema
  2. Tefik Mehmeti
  3. Sinan Rexhepi – Zhegra
  4. Minir Krasniqi
  5. Refik Thaqi
  6. Selim Broshaj
  7. Ramadan Syla
  8. Ramadan Sermaxhaj
  9. Sadik Hajrullahu
  10. Ali Vllasi
  11. Daut Morina
  12. Ismail Mustafa (turk)
  13. Bashkim Kursani
  14. Ibush Kllokoqi
  15. Bashkim Kursani
  16. Ibush Kllokoqi
  17. Moma (serb)
  18. Llaki (serb)

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori