LAJMI I FUNDIT:

Përveç se e ka pasion gatimin, Nusret Gokce ka një koleksion të veturave me vlerë 1.1 milion euro

Përveç se e ka pasion gatimin, Nusret Gokce ka një koleksion të veturave me vlerë 1.1 milion euro

Kuzhinieri turk, Nusret Gokçe i njohur ndryshe si Salt Bae, është i njohur për gatimet e tij interesante, por pakkush e di se ai gjithashtu ka një koleksion të jashtëzakonshëm të veturave.

Salt Bae, u bë i famshëm vite më parë përmes një videoje duke prerë biftek dhe duke spërkatur kripë mbi të.

Falë famës së tij, ai ka hapur 22 restorante në qytetet më të pasura të botës dhe ka krijuar një pasuri të konsiderueshme.


Ai vlerësohet se ka një koleksion makinash me vlerë 1.1 milionë euro dhe është me fat që drejton disa nga makinat më të shtrenjta në planet.

Foto: Salt Bae / Instagram

Këto janë veturat në koleksionin e tij:

Rolls-Royce Cullinan

Vetura më e shtrenjtë që zotëron Salt Bae është një Roll-Royce Cullinan që kombinon luksin dhe elegancën.

Ka një motor 6.7 litra V12 me 571 kuaj fuqi, i cili drejton të katër rrotat përmes një kuti ingranazhi automatik.

Një Rolrr-Royce Cullinan kushton rreth 471 mijë euro.

Rolls-Royce Ghost

Rolls-Royce Ghost është një nga veturat më luksoze në botë, i punuar me dorë në Britani.

Vetura ka një motor 6.7 litërsh, V12 me 592 kuaj fuqi dhe mund të shpejtojë nga 0 deri në 99 kilometra për orë në vetëm 4.8 sekonda, pavarësisht nga madhësia dhe pesha e tij masive.

Rolls-Royce Ghost nuk është i lirë, pasi kushton rreth afro 300 mijë euro.

Rolls-Royce Wraith

Rolls-Royce Wraith është zgjedhja ‘sportive’, megjithëse është ende një makinë shumë luksoze.

Wraith ka një motor 6.6 litra V12 që prodhon 624 kuaj fuqi dhe ndihet më i shkathët në drejtim të gamës.

Është më i lirë se Ghost dhe Cullinan me 235,000 euro, por është ende përtej mundësive të të gjithëve, përveç disave.

Lamborghini Huracan

Lamborghini Huracan është pikasur lehtësisht mes të famshëmve dhe lojtarëve të futbollit për shkak të motorit dhe dizajnit të saj V10.

Ky është LP610-4 që do të thotë se motori i tij i madh 5.2-litërsh V10 dërgon 610 kuaj fuqi në të katër rrotat.

Salt Bae kënaqet duke udhëtuar me Lambo-n e tij në restorantin e tij në Dubai dhe duke pozuar për foto me makinën e tij luksoze.

Një Huracan kushton rreth 235 mijë euro pasi të keni shtuar disa shtesa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori