LAJMI I FUNDIT:

Cilat ishin mesazhet e shefit të CIA-s në Kosovë, flasin analistët

Cilat ishin mesazhet e shefit të CIA-s në Kosovë, flasin analistët

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë po konsiderohet të jetë mesazh për autoritetet vendore. Analistë e ekspertë të fushës theksojnë se drejtuesi i inteligjencës amerikane ka kërkuar qasje serioze në zbatimin e asaj çfarë kërkohet tash e sa vjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, shefi i ekzekutivit do të ndryshojë qasje në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Profesori universitar dhe politologu, Dritëro Arifi thotë se vizita e shefit të CIA-s në Ballkan, është porosi që të mos lejohet ndikimi i shteteve të treta, si Rusia e Kina.

“Vizita e shefit të CIA-s në një kohë kaq turbulente, jo vetëm në rajon, por zakonisht në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare dëshmon që mesazhet diplomatike që i ka dhënë State Departament për Kosovën që tri vjet e gjysmë kanë dështuar. Kjo është masa e fundit që çka duhet të zbatohet dhe kur të zbatohet. Shefi i CIA-s vjen vetëm me direktiva, nuk besoj që ka ardhur me i pyet se si i kanë kaluar pushimet, pra është takim i cili kërkon qasje serioze dhe qasje të limituar për të zbatuar diçka, për diçka çfarë ka kërkuar ShBA për tri vjet…Ajo çfarë mund të supozojmë është që Qeveria e Kosovës ka disa detyra për të cilat është zotuar se do i bëjë. Mos zbatimi i këtyre obligimeve të marra në një far forme apo tjetër, po e rrezikon sigurinë ose po e cenon sigurinë dhe politikën e jashtme amerikane”, deklaron ai për Kosovapress.


Nga vizita i shefit të CIA-s, Arifi thotë se kërkohet zbatim e në të kundërtën sanksionim.

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve  
Lexo po ashtu Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve  

“Nuk ka më hapësirë për interpretim. Kjo vizitë si në Bosnje edhe në Serbi por edhe në Kosovë varësisht nga kërkesat e ShBA-ve nuk len hapësirë për interpretim, që i bie i duhet të zbatohet ajo çfarë është kërkuar nga ShBA-ja. Po e përmendi vetëm një histori të shkurtër, janë tri shtete të cilat në raste të tilla ku shefi i CIA-s i ka vizituar shtetet, ka qenë Pakistani, Turqia dhe Afganistani. Të tria kanë pasur çështje të ndryshme, Pakistani për mos luftimin e terrorizmit dhe mandej është sanksionuar për çështje të sigurisë, Turqia për blerjen e raketave ruse dhe është sanksionuar me mos blerjen e raketave F35 nga ShBA-të dhe rasti i fundit i Afganistanit që është shumë më i freskët ku qeveria afgane ka hezituar dhe nuk ka qenë fleksibile për të ndërtuar qeveri gjithëpërfshirëse. Sanksionet i dimë në Afganistan janë më tragjiket”, shton ai.

Se shefi i CIA-s ka ardhur me mesazhe të qarta, e thotë edhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, i cili shton se shteti ka para vetës sfida.

“Zotëri Kurti jo që do i marrë parasysh (porositë), po besoj që do ta ulë kokën shumë shpejt para shumë, shumë gjërave që autoritetet amerikane do i kërkojnë atij…në momentet kur autoritetet amerikane, si në rastet e fundit me Urën e Ibrit që ju e dinë shumë mirë që është ura tjetër 200 metra më pas që funksi0onon, por edhe në rastet e postave që gjithsesi i kërkoi të ishte pak më i durueshëm, unë mendoj që zotëri Kurti do të jetë shumë i kujdesshëm tani e tutje me veprimet e tij. Pa çka që atij i duhen pikët për gjërat politike, duket që jo vetëm BE por edhe ShBA-të kanë nevojë për një Serbi shumë neutrale. Duket që po ia shkëpusin aleatët Rusisë pak e nga pak dhe kjo është mënyra se si dobësohet një armik kaq potencial, kaq sfidues siç është Rusia”, shprehet Andoni.

E eksperti i sigurisë në Shqipëri, Faik Basha konsideron se vizita e drejtuesit të inteligjencës amerikane do e ndihmojë vendimmarrjen amerikane për të krijuar ide më të qartë për situatën në rajon.

“Vizita e drejtuesit të inteligjencës amerikane në Kosovë është më shumë në drejtim të dhënies së mesazhit që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë hapur rëndësinë dhe nuk ndikohen nga veprimet e një qeverie apo një tjetre, por ato e kanë marrëdhënien me popullin e Kosovës dhe qëndrimi dy ditor është një mesazh tepër i rëndësishëm për të treguar që Kosova është nën mbikëqyrjen dhe nën mbështetjen e padiskutueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e lexoj kështu këtë vizitë. Takimi me Kurtin dhe me presidenten Osmani, takimi me kreun e inteligjencës së Kosovës, sigurisht që iu ka shërbyer për të shkëmbyer informacionet që mund t’i quajmë sekret dhe mendoj që ka qenë tepër e nevojshme një vizitë e tillë, pasi kemi parë deklarata të zëdhënësve të Bashkimit Evropian të cilët për mendimin tim e kanë cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thotë Basha.

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli thekson se kohëve të fundit ShBA-të, kanë kundërshtuar vendimet e institucioneve të vendit.

“Kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të disa përçarjeve mes Kosovës dhe Amerikës për një këmbëngulësi lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër mos hapjes së urës por është kërkesë e tyre që ajo të realizohet në një situatë pak më të volitshme. Marrë parasysh se situata e sigurisë në Ballkan, në Evropë edhe në përgjithësi në botë është tejet e tensionuar. Andaj edhe mesazhet e drejtorit të CIA-s sigurisht janë në këtë vijë që Kosova të bashkërendojë aktivitetet e saj në mbarë territorin e Kosovës”, përfundon ai.

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin e CIA-s, William Burns, ku më pas u tha se kjo vizitë përfaqëson moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, Burns u prit në takim dje edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori