LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si duket motori i Honda Civic pas 400 mijë kilometrash

Shikoni si duket motori i Honda Civic pas 400 mijë kilometrash

Honda konsiderohet si një nga markat më të besueshme në botën e automobilave – trajtojeni dhe mbajeni siç duhet, dhe do t’ju zgjasë mjaft kohë.

Kështu, motori i një Honda Civic udhëtoi rreth 400 mijë kilometra përpara se të zëvendësohej dhe pjesa e brendshme ende duket tepër e pastër.

Kanali në YouTube “I Do Cars” nxori këtë motor 1.7-litërsh D17 të vitit 2003 për të parë se si ai kilometrazhi ndikoi në brendësinë e tij.


Pavarësisht se ka nevojë të dukshme për shërbim (rripi i kohës ishte shumë i vonuar), motori në përgjithësi duket mjaft i mirë.

Natyrisht, kilometrazhi i tillë duhet të lërë disa pasoja, të dukshme në muret e cilindrit të konsumuar, si dhe në kushinetat disi të konsumuara.

Shikoni videon më poshtë se si dukej motori, si dhe zëvendësimi i tij. /Telegrafi/