LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë tre inovacionet më të rëndësishme të dekadës së fundit që mund të ndryshojnë jetën për më mirë?

Cilat janë tre inovacionet më të rëndësishme të dekadës së fundit që mund të ndryshojnë jetën për më mirë?

Nëse këto gjetje mbahen nën kontroll dhe nuk keqpërdoren, do të bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar.

Të gjithë ne jemi dëshmitar se ka ndryshuar njerëzimi. Në të gjithë këto vite ne jemi dëshmitar se nuk janë bërë zbulime si nxemja qendrore, energjia elektrike, kompjuteri apo interneti, por gjetjet e reja të fundit sjellin një ndryshim me potencial që e bëjnë jetën më të mirë, dhe më të lehtë për të gjithë njerëzit.


Starlink:

Kur shohim qiellin ne mendojmë se kalojnë jashtëtokësorët. Por, Elon Musk arriti të bëjë ndryshime revolucionare me projektin Starlink. Me këtë gjetje ka arritur të zgjerojë internetin në të gjithë botën. Me afër 12 mijë satelitë, do të mundësohet internet i pa penguar në të gjithë botën. Në këtë moment, numri i përdoruesve të internetit me Starlink kalon 3 milionë njerëz në 100 vende të botës. 

Alternativë e cigareve:

Lufta kundër duhanit është më e zëshme dhe më e dukshme në publik. Në vitet e fundit, rritet popullariteti në luftën kundër cigareve me mjete të reja për të “ulur dëmet”, që nënkupton se në këtë luftë, nëse njerëzit nuk mund të lënë duhanin apo nikotinën, zgjidhje mund të jetë tek alternativat e cigareve, të cilat janë të testuara, kontrolluara dhe shkencërisht të dëshmuara. Në Britaninë e Madhe, duhanpirësit që kanë vështirësi që të lënë duhanin dhe varshmërinë, drejtohen kah cigaret elektronike. Në Japoni, si alternativë e cigareve, primatin për alternativë të duhanipirjes e kanë paisjet që e ngrohin duhanin, ndërsa në Suedi, qytetarët me dekada përdorin produkte nikotini për përdorim oral. Si rezultat i gjithë kësaj, në Suedi vdekshmëria nga sëmundjet e lidhura me duhanpirjen janë zvogëluar për 40%, në krahasim me vendet tjera evropiane, ndërsa duhanpirja është zvogëluar me 5%. Këto informacione tregojnë se është përmirësuar edhe jeta e atyre që nuk janë duhanpirës por janë të rrethuar me duhanpirës, pasi, nëse nuk ka tym duhani, nuk ka as duhanpirje pasive.

Intelegjenca artificiale: 

Thonë se nëse nuk e kontrollojmë, ajo do të na kontrolloj neve. Në vitin 1997 kur kompjuteri e mundi fituesin botëror në shah, Gari Kasparov, njerëzimin e kapi panika: A do të bëhen kompjuterët si në skenaret e këqinj në filmin “Terminator”?. Sot, nëpërmjet ChatGPT, sistemet e intelegjencës artificiale mësojnë vet, dhe bota ndryshon me të madhe. Si do të përballemi me këtë ndryshim, do të tregojë e ardhmja. Nëse çdo gjetje e re nuk keqpërdoret, bota do të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.