LAJMI I FUNDIT:

Pse djegia është problem, ndërsa ngrohja mund të jetë pjesë e zgjidhjes

Pse djegia është problem, ndërsa ngrohja mund të jetë pjesë e zgjidhjes

Djegia në çdo formë është e dëmshme – motor me djegie të brendshme, zjarr për ngrohje ose cigare. Secila nga këto procese djegieje lëshon substanca të dëmshme në ajër, të cilat ndotin mjedisin. Për dekada me radhë, zbulimet inovative kanë ndihmuar në eliminimin e djegies, kështu që në ditët e sotme, emetimet e gazrave të dëmshme janë më të ulëta tek automjetet elektrike, sistemet inverter janë më të mira se ngrohja me dru, dhe deri para nj; kohe, shkenca kërkonte një zgjidhje për eliminimin e djegies që ndodh kur ndizet një cigare. Dhe kjo zgjidhje mund të jetë pikërisht në ngrohje.

Pse djegia është problem?


Kur ndizet një cigare, ndodh djegia dhe temperatura arrin deri në 900 gradë celsius. Atëherë krijohet tymi, përmes të cilit çlirohen më shumë se gjashtë mijë substanca, ndër të cilat dihet që rreth 100 prej tyre janë të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Përdoruesit e cigareve janë përgjithësisht të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme të zakonit të tyre të keq dhe zgjidhja më e mirë për ta është të ndalojnë menjëherë duhanin. Megjithatë, ka edhe të tillë që për arsye të ndryshme nuk e lënë. Prandaj është e rëndësishme të informohen për alternativat dhe të marrin një vendim se si të çlirohen në mënyrën më efikase nga shkaktari kryesor i sëmundjeve, pra nga tymi.

Cilat janë dallimet kryesore midis cigareve dhe alternativave?

Tek alternativat, siç është IQOS, pajisje nga kategoria që përdor teknologjinë e ngrohjes, nuk ndodh djegia e duhanit, prandaj nuk krijohet tym. Shkencërisht është vërtetuar që në këtë mënyrë prodhohen deri në 95% më pak substanca të dëmshme në krahasim me tymin e cigareve, gjë që nuk do të thotë se është pa rrezik, sepse çliron nikotinën, e cila shkakton varësi. Një shembull tjetër i rëndësishëm i dallimit midis cigareve dhe alternativave më të mira është mungesa e katranit. Tek IQOS nuk ka katran, nuk ka hi, nuk ka tym dhe ndjeshëm reduktohen erërat e pakëndshme që mbesin në flokë, lëkurë, rroba dhe në ambiente.