LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° fair_day

Komuna e Prizrenit thërret nevojtarët që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor

Komuna e Prizrenit thërret nevojtarët që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor

Komuna e Prizrenit të martën i ka bërë thirrje familjeve nevojtare që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të tyre. Ky projekt, sipas njoftimit të Komunës, ka për qëllim t’i mbështesë familjet në nevojë sociale, shtëpitë e të cilave janë të dëmtuara nga vjetërsia.

“Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për projektin “Furnizim me material ndërtimor për ndërtimin/renovimin e shtëpive të rasteve skamnore dhe në vështirësi ekonomike” të cilin e realizon Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatë, raporton Telegrafi.

Aty gjithashtu luten të gjithë të interesuarit që ta plotësojnë pyetësorin si dhe ti mbledhin dokumentet që vërtetojnë statusin e tyre të banimit.


“Pyetësori i plotësuar dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale prej 19.08.2024 deri më 20.09.2024. Ky projekt është një mundësi për të kontribuar së bashku për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me kërkesat eventuale për informata shtesë palët janë udhëzuar që të kontaktojnë me Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Kalo në kategori