LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° rain

Ish-Komisioni i Auditimit reagon pasi Qeveria shkarkoi Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidrodrinit”

Ish-Komisioni i Auditimit reagon pasi Qeveria shkarkoi Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidrodrinit”

Ish-Komisioni i Auditimit të KRU “Hidrodrini” ka reaguar ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike, vendim i marrë më 14 gusht 2024 me propozimin e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas Komisionit, shkarkimi i Bordit pasoi vendimin e Bordit për të larguar Kryeshefin Ekzekutiv, Driton Cena, për shkak të dyshimeve për shkelje ligjore, mashtrim dhe mosrealizim të objektivave strategjike.

Të gjitha këto shkelje sipas Komisionit janë denoncuar në krime ekonomike për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Një ndër shkeljet kryesore përfshinte dyshimin për mashtrim me pasqyra financiare, të cilat ishin evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.


Në reagimin e tyre, ish-anëtarët e Komisionit të Auditimit theksojnë se kishin informuar rregullisht Ministrinë e Ekonomisë për shkeljet e kryeshefit, por pavarësisht kësaj, ministrja Rizvanolli kishte kërkuar nga Bordi të bashkëpunonte me të dhe kishte paralajmëruar shkarkimin e Bordit në rast të mosreflektimit.

Komisioni shpreh zhgënjimin që përpjekjet e tyre për të adresuar këto keqpërdorime dhe për të luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin, u përballën me shkarkim nga qeveria, duke akuzuar ministren Rizvanolli dhe ministrin Krasniqi për favorizim të kryeshefit për shkak të marrëdhënieve të ngushta miqësore.

Ish-Komisioni i Auditimit shprehet se shkarkimi i Bordit ishte një hakmarrje për denoncimin e kryeshefit të preferuar dhe se asnjë nga arsyet e përmendura nga ministrja nuk qëndrojnë. Ata theksojnë se kanë shërbyer me integritet dhe përkushtim gjatë mandatit të tyre, por për vlerat e tyre ndoshta kanë paguar një çmim të lartë.

Komisioni përfundon deklaratën e tij duke nënvizuar se ky veprim i qeverisë është një reflektim i një lloj autokracie dhe abuzimi me pushtetin, duke i bërë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë rastin dhe të zbardhin të vërtetën./Telegrafi

Në trend

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori