LAJMI I FUNDIT:

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni…

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni…

Grotta della Poesia, ose Shpella e Poezisë, konsiderohet si një nga pishinat më të bukura natyrore në botë

Është një humnerë rreth 30 metra e gjerë në shkëmbinjtë e fshatit italian Roca Vecchia në bregun e detit Adriatik, midis qyteteve Lecce dhe Otranto.

Grotta della Poesia (në përkthim: Shpella e Poezisë) është një nga pishinat më të bukura natyrore në botë. Është një nga atraksionet më të bukura natyrore në Itali, që tërheq kryesisht popullsinë vendase.


Kjo pishinë natyrore ndodhet në Italinë jugore, më saktë në rajonin e Apulias, pranë qytetit Rocca Vecchio në bregdetin e Adriatikut.

Legjenda thotë se në këtë vend magjik buzë çizmes italiane lahej një princeshë e bukur, së cilës poetët i kushtonin vargjet më të bukura, që e mori emrin edhe kjo pishinë natyrore, transmeton Telegrafi.

Grotta della Poesia u krijua për shkak të erozionit të gurit gëlqeror nën ndikimin e valëve të detit, dhe është e mbushur me ujë deti kristal të pastër me një ngjyrë të bukur blu, e cila tërheq kryesisht italianët.

Vendasit shkonin atje gjatë verës për t’u freskuar, hidheshin nga shkëmbinjtë pesë metra të lartë dhe zhyten në një mjedis mahnitës derisa u vendos ndalimi i notit. Megjithatë, ju mund ta admironi këtë bukuri natyrore nga një lartësi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

I keni përdorur gabimisht flladitëset, truku gjenial po bën xhiron në internet

I keni përdorur gabimisht flladitëset, truku gjenial po bën xhiron në internet

Metoda gjeniale për të derdhur ujin e tepërt pas zierjes së pastave

Metoda gjeniale për të derdhur ujin e tepërt pas zierjes së pastave

Nëse dikush përdor këto shtatë fraza, mund të jetë duke u përpjekur t'ju kontrollojë

Nëse dikush përdor këto shtatë fraza, mund të jetë duke u përpjekur t'ju kontrollojë

Tetë artikujt që nuk duhet t'i ruani kurrë në banjë, nga peshqirët te grimi

Tetë artikujt që nuk duhet t'i ruani kurrë në banjë, nga peshqirët te grimi

Detyrë që ju sfidon: A mund ta zgjidhësh në 20 sekonda këtë enigmë matematikore?

Detyrë që ju sfidon: A mund ta zgjidhësh në 20 sekonda këtë enigmë matematikore?

Kalo në kategori