Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkon dialog nga qeveria, para se të vendoset për veprime sindikale. Nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk merren parasysh, Ymer Ymeri nga SBAShK thotë se do të ndërmarrin veprime por jo edhe në fillim të vitit të ri shkollor.
Në takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ai thotë se kanë shprehur qëndrimin kundër praktikës së subvencionimit të teksteve shkollore. Ai konsideron se do të paraqiten pengesa për prindërit, përfshirë edhe për ata të cilët jetojnë në Kosovë por nuk kanë dokumente.
Në intervistë për kp, Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit përsërit kërkesat e mësimdhënësve për ngritjen e vlerës së koeficientit dhe ndryshimit të aneks-kontratës kolektive të arsimit.
“Urojmë që të fillojë dialogu ashtu siç u deklaruan nga Ministria e Arsimit që dialogu ka filluar dhe do të vazhdojë për kërkesat e mësimdhënësve. Nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk merren parasysh edhe nuk shprehin gatishmërinë për dialog, mund të ketë veprime sindikale, por jo në fillim të vitit shkollor por pasi të fillojë viti shkollor, varësisht nga kërkesat e anëtarësisë si i kemi. Greva është veprimi i fundit sindikal të cilin nuk e dëshirojmë që të vijmë te ajo situatë, por për veprime tjera sindikale, deri në përgatitjen e grevës dëshiron kohë dhe varet prej kërkesave të anëtarësisë”, deklaron Ymeri.
Sa i përket vendimit të Ministrisë së Arsimit që edhe këtë vit të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore, Ymeri konsideron se prindërit do të ballafaqohen me pengesa.
“Ata të cilët nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës por kanë leje-qëndrim të përkohshëm në Kosovë, qoftë qytetarë të Maqedonisë, Kosovës Lindore apo edhe të Shqipërisë, nuk mund të kenë adresë në e-Kosova. E njëjta vlen edhe për libra, në qoftë se prindërit e një fëmije i cili është duke zhvilluar mësimin në Kosovë janë qytetarë të Shqipërisë apo të Maqedonisë, ata nuk do të kenë mundësinë të aplikojnë përmes e-Kosova për të marrë librat”, shton ai për kp.
Në takimin që kanë pasur së fundmi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ymeri thotë se kanë shprehur qëndrimin për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Para se të merret ky vendim për subvencionim të teksteve mësimore, kryetari i SBAShK-ut ka pasur një takim me zëvendësministrin e Arsimit me të cilin janë diskutuar edhe këto çështje dhe është shprehur qëndrimi i SBAShK-ut që ka thënë se ndoshta metoda më e mirë është që të fillojnë të shpërndajnë librat nëpër shkolla qysh ka qenë në vitet e mëparshme edhe pse ministria në kohën kur është takuar Jasharaj me zëvendësministrin e Arsimit, nuk ka qenë ende një vendim për subvencionim të teksteve. Por, megjithatë ministria ka vendosur kështu ndoshta pas konsultave që i ka bërë”, deklaron ai.
Ani pse mësimdhënësit janë më pak të angazhuar, Ymeri shton se mund të ketë raste kur fëmijët nuk pajisjen në kohë me tekste shkollore.
“Në aspektin logjistik të themi të drejtën mësimdhënësit janë më pak të angazhuar në këtë formën e subvencionimit të teksteve, për shkak se nuk merren me shpërndarjen e tyre, por në aspektin e mësim nxënies mund të ketë defekte për shkak se nxënësit mund të mos pajisjen me libra shkollor, sepse vitin e kaluar pothuajse ka kaluar komplet shtatori dhe nuk kanë pasur libra të gjithë. Pastaj ka pasur raste ku me një klasë ka pasur tituj të ndryshëm të blerë nga prindërit dhe nuk janë përputhur që ndikojnë në mësim-nxënie”, shton Ymeri.
Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit thekson se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Mësimdhënësit janë të gatshëm për shkak se kalendari i vitit shkollor, 2024-2025 është publikuar. Mësimdhënësit kanë filluar përgatitjet e plan-programeve edhe vjetore edhe mujore duke u bazuar në atë kalendar. Mësimdhënësit janë të përgatitur për fillimin e vitit shkollor më 2 shtator, ashtu siç e sheh kalendari shkollor. Ndërsa, aspektet logjistike, përgatitja e shkollave është më shumë çështje e drejtorive komunale. Besoj që këto dy javët që kanë mbetur duhet një punë intensive, do të përgatiten jo të gjitha shkollat sepse janë disa në renovim. Por, pjesa më e madhe besoj që janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor”, thekson Ymeri.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën me 110 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?