LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa kujton fillimet e vështira: Dikur kam shitur xhaketa të lëkurës

Dukagjin Lipa kujton fillimet e vështira: Dikur kam shitur xhaketa të lëkurës

Dukagjin Lipa, frontmeni i njohur i grupit ODA dhe babai i super yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi në podcastin “3GO” disa detaje interesante rreth fillimeve të tij të vështira. Në një bisedë të hapur, ai tregoi për përpjekjet e tij për të balancuar studimet dhe punën, dhe për sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit.

Dukagjin Lipa rrëfeu se gjatë studimeve ka punuar në disa punë të ndryshme për të mbështetur veten dhe familjen e tij. Një nga punët e para që ai ka bërë ishte si shitës i xhaketave të lëkurës, një përvojë që e kujton me një lloj nostalgjie.

“Punë të parë kam punuar në bar. Jo, s’është në bar, kam shitur jakne (xhaketa) të lëkurës? Apo pyete për Londër? Unë gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj edhe si student. Ndoshta sepse babanë ma larguan nga puna gjatë regjimit serb, dhe financat nuk ishin më njësoj”, ka thënë ndër të tjerash Dugi.


Ky përkushtim dhe punë e palodhur janë elemente që kanë formësuar karakterin dhe vendosmërinë e tij, cilësi këto që duket se i ka trashëguar edhe vajza e tij, Dua Lipa, e cila sot është një nga artistet më të suksesshme në botë.

Përveç angazhimeve të tij si menaxher i Dua Lipës, Dukagjin Lipa është gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm në Prishtinë, ku posedon agjencinë e marketingut “Republika”. Kjo agjenci është edhe organizatore e festivalit “Sunny Hill”, i cili ka sjellë në Prishtinë dhe Tiranë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.

Historia e Dukagjin Lipës është një dëshmi e fuqishme e asaj se si përkushtimi dhe puna e palodhur mund të të ndihmojnë të përballosh vështirësitë dhe të arrish suksesin, pavarësisht nga pengesat që mund të të dalin përpara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Kisha plas me më mbajt peng një djalë tre muaj”, Sara shpërthen në lot pas debatit me Gresën

“Kisha plas me më mbajt peng një djalë tre muaj”, Sara shpërthen në lot pas debatit me Gresën

Magazina
Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Magazina
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina
Kalo në kategori