LAJMI I FUNDIT:
Peja 21° partlycloudy_night

Malet e fshatit Sferkë të Klinës përfshihen nga zjarri, situata alarmante

Malet e fshatit Sferkë të Klinës përfshihen nga zjarri, situata alarmante

Një situatë kritike po mbretëron në fshatin Sferkë të komunës së Klinës, ku malet janë përfshirë nga zjarri.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Klinë, Qëndrim Millaku, ka bërë të ditur se situata po përkeqësohet me shpejtësi.

“Deri para gjysmë ore, zjarri ishte larg shtëpive, por tani ka filluar të afrohet drejt tyre,” tha Millaku.


Në vendngjarje janë mobilizuar njësitet e zjarrfikësve për të kontrolluar situatën, por sfidat janë të mëdha.

“Po përballemi me zjarre të shumta dhe kemi kërkuar ndihmë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-i, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje,” shtoi Millaku.

Gjendja është aq kritike sa që kërkesa për ndihmë është bërë edhe tek komunat fqinje.

“Kam telefonuar personalisht në Rahovec për ndihmë, por edhe ata janë të ngarkuar me zjarre në zonat e tyre dhe nuk kanë mundësi të na ndihmojnë,” shpjegoi ai.

Më herët, zjarret më të rënda janë raportuar në Prevallë, ku për të shuar flakët është dashur ndërhyrja e KFOR-it me helikopterë.

Zhvillimet në Sferkë mbeten nën vëzhgim, ndërsa zjarrfikësit dhe autoritetet lokale po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe të mbrojnë shtëpitë dhe banorët.

Në trend

Më shumë

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë

Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Policia italiane në Shqipëri, të martën marrin në dorëzim Gjadrin dhe Shëngjinin

Policia italiane në Shqipëri, të martën marrin në dorëzim Gjadrin dhe Shëngjinin

Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Egla Ceno: Nuk i kam marrë akoma 100 mijë eurot e Big Brother

Kalo në kategori