LAJMI I FUNDIT:

OBSH shpall Linë e Majmunëve emergjencë globale

OBSH shpall Linë e Majmunëve emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e mpox në pjesë të Afrikës një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Sëmundja shumë ngjitëse – e njohur më parë si Lija e Majmunëve – ka vrarë të paktën 450 njerëz gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos.

Bëhet e ditur se tani ajo është përhapur në pjesë të Afrikës Qendrore dhe Lindore, me shkencëtarët që janë të shqetësuar se sa shpejt po përhapet varianti i ri i sëmundjes dhe shkallën e vdekshmërisë së saj.


Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se potenciali për përhapje të mëtejshme brenda Afrikës dhe më gjerë “është shumë shqetësues”.

“Një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar këtë shpërthim dhe për të shpëtuar jetë”, tha Ghebreyesus.

Siç raportohet, mpox transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, të tilla si marrëdhëniet seksuale, kontakti lëkurë me lëkurë dhe të folurit ose frymëmarrja pranë një personi tjetër.

Ka simptoma të ngjashme me gripin, por për disa mund të jetë fatale, me katër në 100 raste që çojnë në vdekje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Shpërthimet mund të kontrollohen duke parandaluar infeksionet me vaksina, megjithëse ato zakonisht janë të disponueshme vetëm për njerëzit në rrezik ose ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të mpox – Clade 1 dhe Clade 2.

Një emergjencë e mëparshme e shëndetit publik mpox, e shpallur në vitin 2022, u shkaktua nga Clade 2 relativisht i lehtë.

Megjithatë, këtë herë është Clade 1 shumë më vdekjeprurës.

Ka pasur një ndryshim në virus rreth shtatorit të vitit të kaluar.

Mutacionet çuan në një degëzim – të quajtur Clade 1b – i cili që atëherë është përhapur me shpejtësi. Ky variant i ri është etiketuar si “më i rrezikshmi” nga një shkencëtar.

Që nga fillimi i vitit, ka pasur më shumë se 13,700 raste me mpox në Republikën Demokratike të Kongos, me të paktën 450 vdekje.

Që atëherë është zbuluar në vende të tjera afrikane – përfshirë Burundin, Republikën e Afrikës Qendrore, Kenian dhe Ruandan.

Shpresohet se shpallja e mpox si një emergjencë e shëndetit publik do të çojë në përshpejtimin e kërkimit, financimit dhe futjes së masave të tjera ndërkombëtare të shëndetit publik.

Ndryshe, në korrik të vitit 2022, lloji më i butë Clade 2 i mpox u përhap në gati 100 vende, duke përfshirë disa në Evropë dhe Azi.

Clade 2 u përhap me shpejtësi dhe kishte më shumë se 87,000 raste dhe 140 vdekje të raportuara gjatë atij shpërthimi, sipas një numërimi të OBSH-së.

Edhe pse çdokush mund të infektohet nga lija e majmunit, shpërthimi ishte kryesisht i përqendruar te burrat që kryenin marrëdhënie seksuale me burra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori