LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° clearsky_night

Për dy javë 120 zjarre në Ferizaj, institucioni i zjarrfikësve menaxhohet vetëm me 4 zjarrfikës

Për dy javë 120 zjarre në Ferizaj, institucioni i zjarrfikësve menaxhohet vetëm me 4 zjarrfikës

Zjarrfikësit në Ferizaj gjatë dy muajve të fundit po përballen me intervenime të shpeshta me qëllim të fikjes së zjarreve në shtëpi, banesa, fusha e pyje. E gjithë ndërrimi i këtij instucioni menaxhohet vetëm me 4 zjarrfikës, ndërkohë asnjë zjarrfikës nuk ka pasur mundësi të marrë as pushimin vjetor shkaku i përhapjes së zjarreve dhe intervenimeve të vazhdueshme. Vetëm gjatë 13 ditëve të muajit gusht janë realizuar 120 intervenime për fikjen e zjarreve, ndërkaq 120 intervenime të tilla kanë ndodhur edhe gjatë muajit korrik.

Numri i vogël i zjarrfikësve ka vështirësuar edhe punën e këtij institucioni, ndërkohë Komuna e Ferizajt e ka ndihmuar me disa punonjës sezonal.

Jeton Avdiu zv. Komandant në shërbimin e zjarrfikësve në Ferizaj, ka thënë se për çdo ditë zjarret po përhapen në mas të madhe në fusha e pyje, ndërkohë numri i vogël i zjarrfikësve po ua vështirëson menaxhimin për të intervenuar në të gjitha rastet.


“Janë përhapur në masë të madhe zjarret, kurse zjarrfikësit po përballen me angazhime të mëdha derisa gjatë ditës kemi me dhjetëra e dhjetëra intervenime.  Ne i kemi vetëm 4 zjarrëfikës të rregullt brenda një ndërrimi, andaj është e pa përballueshme t’i mbulojmë të gjithë, mirëpo komuna i ka angazhuar edhe disa zjarrfikës sezonal të cilët po na ndihmojnë në intervenime “, ka thënë Avdiu.

Sipas tij, në muajin korrik kanë pasur gjithsejtë 120 intervenime, shumica prej tyre ishin zjarre fushore, malore por ka pasur edhe intervenime të tjera kur kanë thirrur për heqjen e gjarpinjve nëpër shtëpi.

Sipas Avdiut, zjarrfikësit janë përballur edhe me largimin e qenven endacak nga oborret derisa kanë paraqitur rrezik për familjet e ndryshme.

“Zjarrfikësit po bëjnë punë të ndryshme, ndërsa muaji gusht ka filluar me shumë zjarre në krahasim me muajin korrik. Pra vetëm për 13 ditë të muajit gusht kemi 120 intervenime. Zjarret po vazhdojnë akoma, zjarrfikësit të gjithë janë në terren dhe kemi bërë një mobilizim duke i thirrur edhe nga shtëpitë zjarrfikësit të cilët kanë përfunduar orarin e punës vetëm me arsyetim që t’i dalim në ndihmë qytetarëve”, ka thënë më tej Avdiu.

Sipas Avdiut, e gjithë shërbimi i zjarrfikësve në Ferizaj i ka 26 zjarrfikës duke filluar nga Komandanti, zv.Komandanti, inspektorit të zjarreve, vozitësit e të tjerë.

Avdiu bën me dije se numri i zjarrfikësve në këtë qendër është mjaftë i vogël dhe kjo po paraqet telashe në menaxhim për të intervenuar në raste.

“Brenda një ndërrimi i kemi vetëm 4 zjarrfikës të rregullt, andaj ka raste kur zjarret janë më larg shtëpive dhe po i anashkalojmë si prioritet i dytë shkaku i mungesës së zjarrfikësve. Qytetarët po thërrasin pa ndërprerë për shkak se zjarret po ofrohen afër shtëpive dhe po rrezikohen, andaj ne me këtë gjendje po mundohem t’i menaxhojmë gjithë këto sfida. Por sikur të mos ishin zjarrfikësit sezonal që komuna i ka angazhuar tek ne, atëherë ne do të bllokohemi sepse nuk do ta përballonim gjithë këtë tmerr që po ndodh me zjarre”, ka thënë Avdiu.

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori