LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° clearsky_day

KFOR-i nis intervenimin nga ajri për shuarjen e zjarreve në Prevallë

KFOR-i nis intervenimin nga ajri për shuarjen e zjarreve në Prevallë

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë nisur interevenimin nga ajri për shuarjen e zjarreve në Prevallë.

Një helikopter i tillë është parë duke intervenuar me ujë nga ajri në këtë zonë.

Fillimin e intervenimit të KFOR-it për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Komunës së Prizrenit.


“KFOR-i sot ka filluar intervenimin nga ajri në Prevallë”, ka thënë shkurt drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj Shala.

Zjarret janë aktive prej disa ditësh në zonën e Prevallës.

Në njoftimin e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës theksohej vazhdimi i  angazhimeve për menaxhimin e vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtarë “Sharri”, nga ekipet e brigadave të zjarrfikësve nga rajoni i Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt dhe Rahovecit, bashkë me institucionet tjera e vullnetarët.

“Shuarja e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij deri me tani ka qenë i pamundur për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe pamundësisë së intervenimit të zjarrfikësve me makineri dhe me pajisje përkatëse”, thuhej në njoftimin e mbrëmshëm të AMMK-së.

Për shkak të terrenit të papërshtatshëm institucionet vendore patën kërkuar intervenimin e KFOR-it nga ajri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kalo në kategori