LAJMI I FUNDIT:

Dashnim Hebibi me dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë

Dashnim Hebibi me dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë

Poeti, publicisti, njëherësh president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, Dashnim Hebibi ka botuar dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë.

Hebibi ditë më parë në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se pas një pune relativisht të gjatë dhe me shumë përkushtim, diasporës iu shtuan edhe dy libra, që do të mbeten monument i përjetshëm.

Ai theksoi se këto dy libra ia kushtoi nënave, vajzave të diasporës, që ishin pjesë e shumë ngjarjeve në të mirë të atdheut dhe janë frymëzim për gjeneratat e reja.


“Të dashur miq të librit, pas një pune relativisht të gjatë dhe me shumë përkushtim, diasporës sonë iu shtuan edhe dy libra, që do të mbeten monument i përjetshëm! Dy librat ia kushtova nënave, vajzave të diasporës, që ishin pjesë e shumë ngjarjeve në të mirë të atdheut dhe janë frymëzim për gjeneratat e reja. Është një hulumtim i karakterit empirik, i realizuar me grup fokusi. Falenderoj të gjithë ata që më përkrahën, që ta arrijmë këtë sukses të radhës dhe do ju jem mirënjohës për jetë! Librat kanë parë dritën e botimit dhe shumë shpejt do të kemi edhe promovimin nëpër disa qytete të Evropës! Kopertina ka gjuhën e saj ose kuptimin e librit, si te pjesa një dhe te pjesa dy”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera hebibi tha se: “Nëna shqiptare në diasporë me ballë hapur duke kujtuar të kaluarën e saj jo edhe të lehtë. Pjesa e dytë e librit, nëna shqiptare në diasporë, po ajo, duke e shikuar të sotmen dhe të ardhmen, gjeneratën e re e duke e shijuar suksesin e tyre edhe pse po jetojnë larg vendit të të parëve e të shoqëruar me lulen e diasporës. Vetëm dokumentet mbesin me fakte e referime për gjeneratat që do të vijnë. Edhe atëherë kur shumë prej nesh të mos jemi më, këto janë dokumente, gjurmë të pashlyera, të cilat dëshmojnë përkushtimin jetësor të shtyllës së familjes e shoqërisë shqiptare të mërguar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori