LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 11° cloudy

Zjarri në Prevallë, Ministria e Punëve të Brendshme: Nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve

Zjarri në Prevallë, Ministria e Punëve të Brendshme: Nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se aktualisht nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve në Prevallë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se për shuarjen e zjarreve janë të angazhuar zjarrfikësit nga Prizreni, Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj, raporton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në Parkun Nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni, edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj”, thuhet në njoftim.


MPB/AME ka njoftuar se nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve në Prevallë.

“Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë”, thuhet në njoftim.

MPB/AME ka bërë të ditur se përpjekjet për shuarjen e zjarreve po mbështeten nga Policia e Kosovës, pjesëtarët nga Parku Nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni, etj, dhe se nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori