Fjala “aparteid” shpeshherë ndërlidhet vetëm me segregacionin e Afrikës së Jugut, por nën pushtimin izraelit, popullata civile palestineze e përjeton për çdo ditë këtë realitet të diskriminimit sistematik dhe të shtypjes brutale.
Peizazhi i jetës së tyre, i shënuar nga barrierat fizike, nga papunësia dhe migrimet e detyruara, ka ngjashmëri edhe me jetën e shqiptarëve nën sundimin serb, në veçanti në vitet 1990. Palestinezët sot kërkojnë jetë me dinjitet, arsim dhe të drejta themelore të njeriut të cilat u mungonin kosovarëve dikur.
Në Palestinë, politika e aparteidit manifestohet në çdo aspekt të jetës së përditshme. Bregu Perëndimor është i “gdhendur” në enklava të izoluara, me qytetet palestineze të rrethuara nga vendbanimet izraelite, me pika kontrolli dhe me mure që gjarpërojnë përmes peizazhit, shpeshherë duke i shkëputur familjet nga toka, puna dhe shkollat. Kjo ndarje nuk është vetëm fizike; shtrihet në çdo sferë të jetës palestineze, duke diktuar se ku mund të jetojnë, të punojnë dhe madje të ekzistojnë ata.
Në vitet 1990, kosovarët e njihnin shumë mirë këtë formë kontrolli. Nën pushtimin serb, shqiptarët etnikë u shtynë në margjinat e shoqërisë: fillimisht me pezullimin e autonomisë e më vonë edhe me shkollat me dy orare. Qeveria serbe i përjashtoi në mënyrë sistematike shqiptarët nga institucionet publike, nga objektet shkollore, me qëllimin e vetëm për bindje për nënshtrim, njësoj si palestinezët sot. Muret mund të mos kenë qenë fizike, por barrierat ndaj të drejtave dhe lirive themelore ishin po aq të padepërtueshme.
Në Palestinë, arsimi është fushëbetejë. Shkollat janë shpeshherë në shënjestër e bombardimeve, ndërsa nxënësit – në rastin më të mirë nëse nuk rrezikohen nga vdekja dhe mund të vijojnë mësimet – duhet të kalojnë nëpër pikat e kontrollit ushtarak. Besimi i dikurshëm se palestinezët janë populli më i shkolluar – fal politikave të Yasser Arafatit, liderit të dikurshëm PLO-s për të shkolluar palestinezët në Evropë, kryesisht në vendet e bllokut të dikurshëm komunist – sot është veçse një mit.
Kjo luftë të kujton përvojat e kosovarëve në vitet 1990. Nxënësit dhe studentët keqtrajtoheshin, ndërsa mësimdhënësit që guxuan të vazhdonin shkollimin në shtëpi private, u përballën me arrestim dhe me persekutim. Qëllimi ishte i qartë: të sigurohej që brezi i ardhshëm të mos mundte as në mendje t’i rezistonte pushtimit.
Shkalla e lartë e papunësisë e mundon Palestinën e pushtuar, ashtu si Kosovën e viteve 1990. Në Palestinë, ekonomia është e gjymtuar nga okupimi. Rrethimi i Gazës, për shembull, ka çuar në një normë papunësie në afro 80 përqind. Ekonomia e Kosovës gjatë viteve 1990 ishte në mënyrë të ngjashme e paralizuar. Me dëbimin e shqiptarëve nga punët në sektorët publikë dhe plaçkitjet e përditshme të shumë bizneseve private, papunësia ishte në të njëjtat nivele. Të rinjtë kosovarë u përballën me të ardhme të zymtë, me pak mundësi për punë apo për arsimim të duhur, duke i shtyrë qindra-mijëra nga ta që të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.
Jeta nën okupim ka detyruar shumë palestinezë të largohen nga atdheu i tyre. Qoftë të nxitur nga kushtet e padurueshme në Gazë, ku bllokadat dhe luftimet e kanë bërë jetën pothuajse të pamundur, qoftë nga kërcënimi i vazhdueshëm i dhunës së kolonëve të mbështetur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.
Në vitin 1999, fushatat serbe të spastrimit etnik çuan deri një milionë vetë në kampet e refugjatëve në vendet fqinje. Atyre që mbetën në Kosovë, jeta u varej në fije të perit. Të njëjtin fat të kampeve dhe vrasjeve sistematike po përjetojnë sot palestinezët.
Intifada palestineze, ose kryengritja, përfaqëson rezistencën kolektive kundër okupimit. Intifada e parë (1987-1993) filloi me mosbindje të gjerë civile, me bojkote dhe me protesta. Ishte simbol i qëndrueshmërisë palestineze. Pavarësisht dhunës me të cilën u përballën, palestinezët vazhduan të rezistonin. Arma kryesore e tyre ishte guri. Rezistenca e Kosovës ishte edhe më paqësore, me qëllimin e vetëm për të vetëdijesuar opinionin ndërkombëtar për të drejtat që u mungonin. Por, në të dy rastet kundërpërgjigja ishte brutale. Prandaj, rezistenca dita-ditës bëhej më e madhe dhe me mjete tjera, duke çuar në luftë të hapur.
Paralelet mes Palestinës dhe Kosovës janë të mëdha. Por, edhe dallimet, sepse kosovarët nuk kishin cak popullatën e pambrojtur civile, përfshirë këtu sulmet e drejtpërdrejta apo vetëvrasëse; nuk i varnin shpresat nga vendet e shquara nga diktatura dhe po ashtu nuk ishin të indoktrinuar në aspektin fetar. Megjithatë, jeta e tmerrshme e palestinezëve, e brezave të tërë nën okupim, kërkon vetëdijesim se lufta për liri është universale; se shpirti njerëzor, kur përballet me padrejtësinë, gjithmonë do të ngrihet për të rezistuar; se bota ka përgjegjësinë të qëndrojë me ata që janë të shtypur, të flasë kundër pushtimit dhe të mbështesë të drejtën e të gjithë njerëzve për të jetuar të lirë, në dinjitet dhe në paqe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute
"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët