LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° fair_day

Vlerësohet përformancë e dobët e qytetarëve në dëgjimet buxhetore në Ferizaj

Vlerësohet përformancë e dobët e qytetarëve në dëgjimet buxhetore në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka përmbyllur projektin e dëgjimeve buxhetore nëpër lokalitete të ndryshme me qëllim të hartimit të projekteve kapitale për vitin 2025. Në këto dëgjime buxhetore qytetarët kanë pasur mundësinë t’i japin propozimet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet për projektet që mund të realizohen nga komuna gjatë vitit të ardhshëm. Por, pjesëmarrja e dobët e qytetarëve nëpër këto dëgjime buxhetore ka nxitur reagimin e shoqërisë civile “Avonet”, që monitoron zhvillimet në këtë qytet.

Kenan Gashi, drejtor i kësaj OJQ-je, ka thënë për Telegrafin se kuvendarët duhet të aktivizohen më shumë në kohën kur komuna organizon dëgjime buxhetore për projektet kapitale, por sipas tij, një gjë e tillë nuk po ndodh.

“Të gjithë ata kuvendar i marrin votat nëpër ato lokalitete, kurse në kohën kur ka dëgjime buxhetore për projekte kapitale për qytetarët, ata përveçse nuk angazhohen që t’i ftojnë qytetarët, ata nuk marrin pjesë as personalisht. Prandaj, kjo është e pa pranueshme dhe duhet të marrin ndëshkimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ne si organizatë po e vërejmë se prej vitesh pjesëmarrja e qytetarëve është shumë e vogël nëpër këto dëxhime buxhetore të cilat janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Gashi.


Sipas Gashit, sa herë që qytetarët nuk marrin pjesë dhe nuk bëjnë propozime për projekte kapitale në dëgjime buxhetore, atëherë i jepet mundësia ekzekutivit të investon sipas përkrahjes politike nëpër lokalitete.

Ndërkohë, të hënën, është mbajtur debati i fundit buxhetor derisa zyrtarët komunal kanë dëgjuar hallet dhe kërkesat e fermerëve për investime gjatë vitit 2025.

Në këtë debat me fermerët drejtoresha e Financave Serbahate Ajeti- Sadiku, ka thënë se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë subvencione për fermerët por edhe projekte të ndryshme kapitale për secilin lokalitet.

Fermerët kanë kërkuar nga komuna edhe subvencionimin për shitjen e qumështit, pastaj kanë kërkuat serra, financim të naftës dhe kërkesa të tjera që garantojnë shitjen e produkteve të tyre.

“Secilën kërkesë të qytetarëve por edhe të fermerëve, ne do ta trajtojmë me seriozitet në mënyrë që ata që janë me prioritet të futën në listën e investimeve për vitin 2025”, ka thënë midis të tjerash drejtoresha Ajeti-Sadiku. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Kalo në kategori