LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° lightrain

Ribotohet libri “Yje mbi Dafina” kushtuar 23 zyrtarëve policorë, të rënë në krye të detyrës

Ribotohet libri “Yje mbi Dafina” kushtuar 23 zyrtarëve policorë, të rënë në krye të detyrës
Foto: Ilustrim

“Yjet mbi Dafina” është libri i parë dhe i vetëm deri më tani në Kosovë që iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.

Në vitin 2020 kur edhe është botuar libri për herë të parë, kanë qenë vetëm 21 polic të vrarë, ndërsa tani janë 23, transmeton Telegrafi.

Autorja e librit, Mihane Hoxha në një intervistë për Telegrafin, tregon se si i lindi idea për një libër të tillë.


“Shkrova një propozim për idenë e hartimit të kësaj monografie të shkurtër për 21 policët e rënë në detyrë, që përfshinte vitet 2001-2020. Ky projekt, paraprakisht kërkonte një hulumtim empirik që konsistonte fillimisht në regjistrat e Policisë së Kosovës se sa policë dhe kush ishin ata që kishin vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës, duke u zotuar që punën time ta vazhdoja, duke siguruar dokumente, fotografi dhe rrëfime nga familjarët e këtyre policëve, për të risjellë në formë të biografisë të dhëna për jetën dhe punën e tyre. Për këtë punë, unë pata mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bekimin e familjeve të këtyre pjesëtarëve që kishin humbur jetën në uniformën e policisë”, tha ajo.

Por vrasja e dy policëve të tjerë e bëri atë që ta marr vendimin për ribotimin e librit.

“Në qershor të vitit 2024, mora iniciativë që kjo monografi të ribotohet, për të përfshirë biografitë edhe të dy zyrtarëve tjerë policorë, të rënë në krye të detyrës, por edhe me informacione më të plotësuara në tërësi. Pra, tashmë ky ribotim përfshin vitet 2001-2023, respektivisht monografia fillon me biografinë e policit të parë të rënë në krye të detyrës, Lazim Rexhepi dhe përfundon me biografinë e policit të fundit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku”, tha ajo.

Sipas hulumtimeve të bëra për ta botuar librin, doli se shumë nga policët e vrarë kanë qenë sportistë të dalluar.

“Nga të dhënat zyrtare por edhe bisedat me familjarët e këtyre zyrtarëve kam kuptuar që një pjesë nga këta policë që kanë humbur jetën në uniformë kanë qenë sportistë të dalluar, një pjesë nga ta kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, më pas misionin e tyre e kanë vazhduar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke vazhduar në uniformën e Policisë së Kosovës, aty ku edhe kanë humbur jetën. Vlen të theksohet që në mesin e këtyre zyratarëve policorë të rënë në detyrë, është edhe një grua, Sabahate Tolaj”, tha ajo.

Sipas autores një libër i tillë do të ndihmonte në luftimin e dukurive të këqija në vend.

“Target audienca është e përgjithshme, duke filluar nga nxënësit, që në bankat shkollore të dijnë më shumë për jetën dhe veprën e këtyre Heronjve, të cilët nuk kanë kursyer as gjën më të shtrenjt, jetën, që ne dhe vendi ku jetojmë të jemi të sigurt. Por, edhe për grupmoshat e tjera që vepra heroike e këtyre zyrtarëve që kanë humbur jetën në uniformë, të respektohen dhe të mos harrohen asnjëherë. Kjo do të dëshiroja që të ndikojë duke qenë sa më shumë bashkëpunues me forcat e rendit, duke pas besim në ta. Kjo edhe do ti paraprinte që dukuritë negative të luftohen, dhe të mos kemi incidente mes nesh, pra të mos rrezikohet liria dhe siguria jonë”, tha ajo.

E gjithashtu ky libër do të shërbejë edhe për nderimin e kujtimin e të gjith atyre që ranë në detyrë.

“Unë shpresoj që ky libër, i cili përfshin jetën dhe punën e 23 policëve, përveç se do të jetë një kontribut në ruajtjen dhe dokumentimin, do të shërbejë edhe për të nderuar kujtimin e policëve, puna dhe përkushtimi i të cilëve, më shumë sesa thjeshtë një punë, një karrierë, ose një profesion, ishte për të garantuar jetën e qytetarëve të Kosovës, me rrezikun më të madh për veten e tyre”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori