LAJMI I FUNDIT:

Zhvillohet ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike Paris 2024

Zhvillohet ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike Paris 2024

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku ndryshe nga ajo e hapjes e zhvilluar në lumin Sena, ajo e mbylljes u zhvillua si zakonisht në stadiumin olimpik.

Përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt kombëtar, ku për Kosovës flamurin e mbanin atletja, Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq, ndërsa për Shqipërinë ai që mbante flamurin kuqezi ishte mundësi Islam Dudaev.

Pas parakalimit të sportistëve me flamuj ishte radha e sportistëve që të hynin në fushë, ku ishte pozicionuar një skenë në formën e kontinenteve.


U krye edhe ceremonia e fikjes së flakës olimpike, ndërkohë që Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet pas 4 vitesh në Los Anxhelos, SHBA.

Flaka olimpike u fik nga sportisti francez Leon Marchand, që në këtë Olimpiadë fitoi katër medalje të arta e një të bronztë.

Një ceremoni e këndshme, me mjaft personalitete të pranishme dhe uniformat shumëngjyrëshe, ndërkohë që u bë edhe dorëzimi i stafetës nga Parisi në Los Anxhelos.

Presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet dhe presidenti i IOC, Thomas Bach mbajtën fjalimet e tyre në fund. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike

Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike

Sport
Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United

Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United

La Liga
Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona

Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona

La Liga
Debutimi i Calafiorit u tregoi tifozëve të Arsenalit se çfarë duhet të presin nga italiani

Debutimi i Calafiorit u tregoi tifozëve të Arsenalit se çfarë duhet të presin nga italiani

Premier League
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

La Liga
Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

La Liga
Kalo në kategori