LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° partlycloudy_night

“Bira e re”, Basha reagon për nënkalimin në Ferizaj: Bota normale i shtinë trenat nën tokë, e jo mbi tokë

“Bira e re”, Basha reagon për nënkalimin në Ferizaj: Bota normale i shtinë trenat nën tokë, e jo mbi tokë

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar lidhur me nënkalimin në Ferizaj, të cilin e ka quajtur “bira e re”.

Ai madje pretendon se kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka kurdisur tenderin për këtë nënkalim, që kap vlerën prej 390 mijë euro.

“Ja që për birën e re në Ferizaj paskan shkru portalet e tyre, bile edhe vet paskan postu duke e shit si arritje! Kjo ishte me ju tregu sa lehtë shpërfaqen, por meqenëse është propagandë dhe s’kanë lidhje me Ferizaj, ja disa argumente pse nënkalimet jamë krimi më i madh që i ka ndodh qytetit në hisotrinë e saj” ka shkruar Basha.


Basha ka shkruar se komplet bota normale i shtin trenat nën tokë, e në Ferizaj treni mbetet mbi tokë.

Postimi i plotë:

NËNKALIMET E AGIM ALIUT

A keni lexu nëpër këto portalet diku për kurdisjen e tenderit të Agim Aliut në vlerë prej 390 mijë euro?

As për lejet e kundërligjshme dhe betonin që e ka ngulfat qytetin?

A keni lexu dikun në portale që Agim Aliu jep kontratë 1.6 milionë euro një kompanie private, edhe pse e ka Ambientin dhe Pastërtinë, dy kompani komunale me 350 punëtorë që e kanë përgjegjësi mirëmbajtjen e qytetit?

Jo pra nuk shkrujnë, sepse nuk janë gazetarë që raportojnë, por veç militantë që fshehen nën petkun e gazetarit që nuk e kanë problem me vjedh komuna e PDK-së! Me pas qenë ndonjë komunë që udhëhiqet nga LV, jo lajm, por sigurt deri tash një serial për Netflix e kishin përgatit!
Ja që për birën e re në Ferizaj paskan shkru portalet e tyre, bile edhe vet paskan postu duke e shit si arritje!

Kjo ishte me ju tregu sa lehtë shpërfaqen, por meqenëse është propagandë dhe s’kanë lidhje me Ferizaj, ja disa argumente pse nënkalimet jamë krimi më i madh që i ka ndodh qytetit në hisotrinë e saj!

E para, komplet bota normale i shti trenat nën tokë qe me lene hapesira te lira mbi toke, ne Ferizaj treni ka mbet mbi toke, njerezit jane nën tokë! Me pas fut ternin nën tokë, Ferizaji e kish fitu një park aty ku kalon treni, pra në mes të qytetit, por edhe qytetarët kishin kalu lirshëm nga njëra anë në tjetrën dhe ky qarkullim kish ndihmu edhe bizneset!

Por jo, tani qe treni ka mbet mbi tokë, është ndërtu një mur sigurie në mes të qytetit në komplet trasenë ku kalon treni. Pra qyteti ndahen me dy mure me trenin në mes, dhe në vend të bashkimit të qytetit, ne jemi nda me një mur të Berlinit. Si pasojë e këtij muri, njerezit nuk kanë ku të kalojnë më në anen e qytetit ku eshte sheshi, sepse edhe ai pak parking është i shtrenjtë, dhe gjithcka është zhvendos në anën tjetër të qytetit.

Me përmbledh shkurt, ky pra është suksesi i Agim Aliut, ka lënë trenin mbi tokë e neve na ka fut përnfundi, dhe si pasojë na ka nda me një mur që e ka vdek komplet sheshin, e bashkë me të dhe bizneset.

Prandaj e di qe ju duket interesant për momentin sepse duket mirë në foto me ngjyra, por në praktik dhe afat gjatë birat e Agim Aliut janë krimi më i madh që i ka ndodh qytetit! Treni herdokur prapë duhet me hy nën tokë, vetëm se budallakia e një njeriu sot do t’na kushtoj 100 fish më shumë nesër!

P. S. Edhe ndërtimi i nënkalimeve ka shkelje të konfirmuata nga Zyra Kombëtare e Auditorit, që me pas qenë një kryetar i Levizjes, sot ish n’burg me krejt familje! Ama militantët e veshur në perkun e gazetarit nuk e kanë problem këtë pjesë, e as nuk e raportojnë nëpër portalet e tyre!/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Kalo në kategori